Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ling”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LING

LING,~U m. 1. Ecje e kalit, e mushkës ose e gomarit me hapa shumëshpejtë, por jo me vrap. E mori udhën me ling.
2. Ngut, nxitim. Iku (erdhi) me ling.
Sin.: ecje, rendje, vrap, ngut, nxitim.

VRAP

VRAP,~I m. 1. Ecje me hapa shumëshpejtë dhe duke kërcyer, ecje me shpejtësimadhe në një drejtimcaktuar, rendje; aftësia që ka dikush për të vrapuar shpejt; vrapim. Vrap i shpejtë. Vrap kali. Ku shkon me kaq vrap Shkoi (erdhi, u nis, iku) me vrap. Shpejtoi (ngadalësoi) vrapin. Filloi (mori) vrapin. Ia dha (ia shkeli, ia mbathi) vrapit iku me vrap. U lëshua me vrap. Bëri një vrap. U turr me sa i arrinte vrapi.
2. Nxitim, shpejtësi; ngutje, ngut. E bëri punën me vrap. Iku me vrap se nuk priste puna iku duke nxituar, me ngut. E ke marrë me vrap këtë punë.
3. fig. Fuqi trupore e mendore që ka dikush për të bërë një punë, mundësi, aftësi. Aq e ka vrapin. Bëri sa kishte vrapin. Bëje (mate, lëshoje) vrapin sa ke hapin (fj. u.) vepro sipas mundësisë që ke.
4. përd. kallëzues. Vrapoj (kryesisht me kuptim nxitës). Gati, vrap! Vrap e në shtëpi! Vrap e vrap, sosi te burimi.
Sin.: rend, rendje, e rendur, ngarend, ngarendje, vrapim, shpejtim, fugim. turr, turravrap, ngut, galop, revan, ling, yrysh.
Aq e ka vrapin (dikush) aq fuqi fizike a mendore ka, aq mundet, aq është i aftë për diçka; aq i ha krahu (dikujt). E bën vrapin sa ka hapin (dikush) bën sipas mundësive që ka, nuk e tepron, është i matur në çdo gjë; nuk i del zot diçkaje jashtë fuqiveveta, merr përsipër e bën aq sa mundet. I ka hipur *thiutvrap (dikush). Ia dha (ia theri, i ra, ia mori) vrapit (dikush) iku me të shpejtë, vrapoi shpejt, u turr; ia mbathi me të katra; (vrapoi) sa i hanin këmbët. S’e ka vrapin *të gjatë (dikush). E ndali (e la, e mbajti) vrapin (diku) ndaloi më në fund diku, atje u ndal pas një ecjeje të gjatë e të shpejtë ose pas përpjekjeshvrullshme (për shkakdiçkajengutshme, të frikës se e ndjekin etj.); shkoi me një frymë te dikush për diçka; e mbajti frymën. Ia preu vrapin (dikujt) e bërindalet në një veprimvrullshëm, e frenoi; e përmbajti; ia preu hovin. Një vrap pele (gomari) afër; jo shumë larg.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.