Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LIMUZÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Automjet i madh, i gjatë, luksoz, zakonisht me ndarje mes shoferit dhe pjesës së pasagjerëve, që përdoret për transport të rehatshëm dhe ceremonial, për protokoll shtetëror ose për shërbime të veçanta transporti. Hipi në limuzinë. E pritën me limuzinë. U shoqërua drejt aeroportit me një limuzinë të blinduar.
TIP,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Trajtë a formë e veçantë e diçkaje, së cilës i përgjigjet një grup i njohur sendesh a dukurish me tipare të njëjta a të përafërta; model i një serie objektesh të njëjta. Tip shtëpie (ndërtese). Tip makine (traktori). Tip aeroplani (vapori, anijeje). Automjet i tipit limuzinë.
2. biol. Nënndarje e madhe e botës së kafshëve dhe asaj të bimëve, që përmbledh qenie me tipare kryesore të ngjashme në ndërtimin e tyre dhe në veçoritë e zhvillimit. Tipi dhe klasa. Tipat e botës shtazore (bimore). Pa tip të përcaktuar.
3. Grup njerëzish, që bashkohen nga disa tipare të brendshme të përbashkëta (të karakterit, të ndjenjave etj.); ai që shpreh me tipar vetjak në mënyrë më të gjallë veçoritë e këtij grupi dhe bëhet përfaqësues i tij. Tipa të ndryshëm. Tip i mbyllur (i qeshur, i druajtur, i qetë, nevrik). Tip flegmatik. Ndarja e tipave.
4. Model strukture nga pikëpamja etnike, estetike etj.; tërësi tiparesh dhe karakteresh fizike që dallojnë grupe njerëzore; tipologji, arketip, prototip; pamja e një njeriu, e cila lidhet me mjedisin ku ky jeton, me popullin a me shtresën shoqërore ku bën pjesë, me veprimtarinë që kryen etj. Tip punëtori. Tip shkencëtari. Tip sportisti. Tip shoferi Tipi i bukurisë shqiptare. Është tip mesdhetari.
5. Njeri që dallohet prej të tjerëve nga disa tipare të veçanta. Tip i çuditshëm. Është tip më vete.
6. let., art. Personazh, në tiparet vetjake të të cilit mishërohen artistikisht veçoritë e përbashkëta e më thelbësore të një klase a shtrese shoqërore, të një kombësie a kombi etj. Tipi i punëtorit. Tipi i intelektualit. Tipi i burokratit. Tipi i malësorit shqiptar.
7. Natyra e veçantë e diçkaje; mënyra e kryerjes së një veprimi; lloj. Tipat e punimeve (e ndërtimeve). Tipi i punës.
8. si mb. Që shërben a që është si model i një grupi të njohur sendesh ose dukurish; që shërben si shembull përfaqësues në një kategori të dhënë. Njësi tip. Rregullore tip. Projekt tip. Statut tip. Letër tip.
✱Sin.: model, nënndarje, lloj, karakter, njeri, personazh, tipologji, arketip, prototip.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë