Fjalori

Rezultate në përkufizime për “limurinë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PAH

PAH,~UI m. 1. Pjesa shumë e imët e miellit, që ngrihet si pluhur gjatë bluarjes; maja e miellit. Pah mielli.
2. Hedhet e të lashtave. Pahu i misrit (i grurit, i orizit).
3. Hedhet e imëtalëndësdrurit kur e sharrojmë. Pahu i drurit. Pahu i sharrës.
4. Endi i luleve, pjalm. Pahu i luleve (i pemëve).
5. Flokët e imëtdëborës; shtresë e imët dëbore. Pah dëbore.
6. Zbokth; zhuli që zë koka e fëmijëve. Pahu i kokës.
Sin.: pjalm, end, endë, hedhë, plusk, pluhurizë, majë, limurinë, paskajë, pjalm, tallash, zbokth, zhul.

PLUHUR

PLÚHUR,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Dhe i tharë a çdo lëndë tjetër e ngurtë, e thërrmuar imët si hi. Pluhur bore. Pluhur i imët (i hollë, i dendur). Pluhur metali (plumbi). Shtjellë (re, vorbull) pluhuri. Ishte bërë me pluhur. E mbuloi pluhuri. Shkund (heq, pastroj, marr, fshij) pluhurin. Zhgërryhetpluhur. Ra në pluhur. Pluhur rëre (guri, shkumësi). I vdekuri nuk çon pluhur. (fj. u.).
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje pluhurash: Pluhur abraziv (metal.) Pluhur vullkanik pluhurformohet nga ngurtësimi i cirkave të llavës së vullkanit. Pluhur kozmik pluhur i hapësirës ndëryjore a ndërplanetare, që shkëputet nga yjet ose nga planetët. Pluhur radioaktiv. Pluhur magnetik. Pluhur saldimi.
3. kryes. sh. bised. Thërrmija dheu, qime e të fshirazënë orenditë, dhomat etj.; lëmishte, bëzhdile. Pluhurat e shtëpisë. Thithës pluhurash. Heq (fshij) pluhurat.
4. Lëndë e veçantë me origjinë bimore, shtazore ose minerale, e shtypur a e bluar si miell, që përdoret si bar, për të gatuar, për të larë etj. Pluhur i thjeshtë pluhurpërmban vetëm një lëndë. Pluhur i përbërë pluhurpërmban disa lëndë. Pluhur salepi (çokollate).
5. fig. Diçka e keqe që të pengon, të bën të humbasësh gjallërinë, të mban në një gjendje plogështie etj. Pluhuri i harresës. E ka mbuluar pluhuri. E shkundi pluhurin.
Sin.: toz, pudër, miell, tym, lëmyshk, hi, dhe, hedhë, miellazë, limurinë, tallash.
Bëhem *baltë e pluhur. U *hi (e pluhur) (diçka). U pluhur e hi (diçka) u copëtuagrimcavogla, u thërrmua; u prish, u rrënua; u dogj a u shkatërrua krejt; u hi e pluhur; u shkrumb e hi; u gur e hi; u thëngjill. E bëri *baltë e pluhur (dikë a diçka). E bëri *hi e pluhur (diçka). E bëri pluhur e hi (diçka) e copëtoigrimcavogla, e thërrmoi; e prishi, e rrënoi; e dogji a e shkatërroi fare; e bëri hi e pluhur; e bëri shkrumb e hi; e bëri baltë e pluhur. Nuk i çon kujt pluhur (dikush) është i urtë dhe nuk sjell ngatërresa e shqetësime për të tjerët, nuk përzihet e nuk hap telashe; nuk turbullon ujë; ka engjëllin në bark; është si buka e verës. I hodhi pluhur faqes (dikujt) e bëri me turp, e turpëroi, e njollosi; i vuri njollë; i nxiu faqen. I hodhi pluhur syve (dikujt) e gënjeu, e mashtroi duke ia paraqitur diçka ndryshe a duke e bërë që të mos e shohë qartë; i hodhi hi syve. I heq (i shkund) pluhurin (diçkaje) e nxjerr nga harresa, e kujtoj a e përmend; nis ta përdor pasi është lënë mënjanë një kohëgjatë. (Humbi) si pluhuri në erë. 1. (dikush). U zhduk pa lënë asnjë gjurmë a shenjë, nuk duketgjëkundi; (humbi) pa nam e pa nishan. 2. (diçka). Shkoi kot, nuk i hyripunë askujt; shkoi (humbi) si sëpata pa bisht. Nuk mban pluhur mbi supe (në vesh) (dikush) nuk lejon ta njollosin a ta turpërojnë, nuk duron dyshime për faje a për gabimetjetërkujt; nuk e pranon një faj a një gabim që s’e ka bërë, e lan veten; preket shumë shpejt, nuk duron fyerje. I ngrihet (i çohet) pluhuri prapa (dikujt) për të flasin kudo që të vejë, merren shumë me të (zakonisht kur flasin keq); e përflasin. E shkëmbeu *hiçin me pluhur (dikush). E ka zënë (e ka mbuluar) pluhuri (diçka) është harruar fare, nuk e kujtonnjeri; ka një kohëgjatë që nuk përdoret.

TALLASH

TALLÁSH,~I m. sh. ~E, ~ET Ashklavogla dhe grimcadalin nga druri a nga ndonjë metal kur sharrojmë, kur zdrugojmë etj.; copërabien gjatë sharrimit, punimit, zdrugimit a gjatë prerjesdrurit a të një lënde metalike. Tallash i trashë (i hollë, i imët). Tallash druri (hekuri, bakri, alumini, çeliku). Shtresë tallashi. Shfrytëzim i tallashit. Tallash i ngjeshur (i presuar). Dërrasë prej tallashi. Ha me bark e nxjerr me shpinë (gjëzë) zdrukthi me tallashin.
Sin.: blojë, byk, hedhë, furfule, hime, pluhur, limurinë, zdrugulina.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.