Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HALLÍGSHTË mb. [lexo: HALL-LIGSHTË] 1. Hallkeq. Grua halligshtë.
2. Shëndetlig.
3. fig. Shumë i varfër, shumë nevojtar, që nuk ka as mjetet më të nevojshme të jetesës, që rron në varfëri e në mjerim.
✱Sin.: shëndetlig, i ligësht, i varfër, varfanjak, skamës, nevojtar, i shkretë, i pabukë, i shkundur, i këputur, trokë.
LIGËSHTÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i ligshtë; gjendja e atij që është i ligshtë, dobësi. Nuk ka asnjë shenjë ligështie.
2. Diçka që e mundon njeriun dhe e bën të vuajë; brengë; e keqe. Ka një ligështi përbrenda (në zemër).
3. Sëmundje e rëndë dhe e gjatë. Ka ligështi të vjetër.
4. Të fikët. I erdhi (i ra) ligështi.
5. Dobësim i guximit, lëshim zemre, mungesë burrërie.
✱Sin.: pafuqi, dobësi, brengë, vuajtje, e keqe, të fikët, paburrëri, frikë, burracakëri, druajtje.
PAFUQÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk është i fuqishëm; i dobët, i pafuqi; kund. i fuqishëm. Plak i pafuqishëm.
2. I pamundur, i pafuqi. Ndihej i pafuqishëm.
3. Që nuk i ka forcat, mundësitë a aftësitë për t’ia dalë mbanë diçkaje; që nuk gjen në vetvete forca për të përballuar diçka. Njeri i pafuqishëm. Ishte i pafuqishëm ta ndihmonte.
4. Që ka mjete materiale, mundësi ekonomike, forca etj. të pakta e të pamjaftueshme, i dobët. Shtet i pafuqishëm. Ekonomi e pafuqishme.
5. Që i mungon forca, vrulli a energjia e nevojshme; i dobët. Erë e pafuqishme. Rrymë e pafuqishme. Dritë e pafuqishme. Zë i pafuqishëm. Gjuajtje e pafuqishme (sport).
✱Sin.: i pafuqi, i dobët, i mekur, i këputur, i ligshtë, i shflukët, i pamundur, i flashkët, i ngordhur, i shkordhët, i shflukët, gjunjëprerë, i ronitur, strokaq, tehndryshkur, i sëmurë, anemik, i dobësuar, trupdobët, i humbur, shëndetlig, i kalbur, i dërrmuar, i rraskapitur, i grymosur, rrangallë, strokaq, hallkeq.
PAMÚNDUR (i, e) mb. 1. Që nuk mund të bëhet a të arrihet; që nuk mund të ndodhë, që nuk ka asnjë gjasë të jetë i vërtetë; i pamundshëm; kund. i mundur. Gjë e pamundur. I dukej e pamundur. Ishte e pamundur t’i ndalej gjaku. Mision i pamundur (kinem.).
2. Që nuk mund të durohet më tej, shumë i vështirë, i padurueshëm. Iu bë jeta e pamundur.
3. bised. Që është pak i sëmurë, që është pa qejf. Plak i pamundur. Ishte pak si i pamundur dje.
✱Sin.: i pamundshëm, i paarritshëm, i padurueshëm, i sëmurë, i vështirë, papërballueshëm, i ligshtë, i paqejf, zaif.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë