Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DREJTËSÍ,~A f. 1. Të qenët i drejtë; cilësia e atij që është i drejtë; vërtetësi; kund. padrejtësi. Drejtësia e organeve ligjzbatuese. Ka drejtësi. Gjykon (vepron, punon) me drejtësi.
2. Arsye a shkak që përligj një veprim; diçka që quhet a mendohet se është e drejtë dhe e lejueshme. Me (pa) drejtësi. Drejtësia është me ne. Kërkon drejtësi. E ka me drejtësi. Drejtësia fiton. Drejtësia është te burrëria. (fj. u.). Aty ku është drejtësia, është harmonia. (fj. u.).
3. përmb. Organet që mbrojnë rendin juridik në një vend të caktuar; sistemi i institucioneve që merren me dhënien e drejtësisë; veprimtaria e organeve gjyqësore që mbështetet në ligjshmërinë, në të drejtën në fuqi. Organet e drejtësisë. Dora e drejtësisë (libr.) organet gjyqësore të një vendi. Shpata e drejtësisë (libr.) ndëshkimi që jepet nga gjykatat për një keqbërës.
4. vet. nj. E drejta I,1. Drejtësi e mohuar. Ka (kërkon) drejtësi.
5. bised. Shkenca e kësaj fushe; kjo fushë si specialitet a si profesion. Studionte për drejtësi. Student i drejtësisë.
✱Sin.: ndershmëri, çiltëri, sinqeritet, vërtetësi, e drejtë, jurisprudencë.
LIGJZBATÚES,~E mb. Që ka për detyrë zbatimin e ligjit; që është përgjegjës për vënien në veprim dhe zbatimin e ligjeve në praktikë. Institucion ligjzbatues. Organe ligjzbatuese. Trajnimet e reja synojnë rritjen e profesionalizmit te stafi ligjzbatues.
VETÍNG,~U m., zyrt. Proces kontrolli i hollësishëm për zyrtarët publikë, që në një shtet të së drejtës bëhet normalisht nga institucionet ligjzbatuese. Kaloi vetingun. Është në veting.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë