Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTILIGJSHMËRÍ,~A f. Të qenët i kundërligjshëm; mosharmonizim i akteve juridike me ligjin; mospajtueshmëri midis akteve të ulëta dhe akteve më të larta me ligjin, kundërligjshmëri; kund. ligjshmëri. Antiligjshmëria formale-juridike. Antiligjshmëria materiale-juridike. Raporti qiti në pah antiligjshmërinë. Antiligjshmëria e procedurës.
LEGALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Ligjshmëri; të qenët në përputhje me ligjin; karakteri i ligjshëm i diçkaje.
2. Parim i cili kërkon që norma me fuqi më të ulët të jetë në përputhje me aktet më të larta juridike.
3. Detyrim për organet shtetërore të veprojnë në përputhje me ligjet dhe aktet e tjera juridike.
LEGJITIMITÉT,~I m. 1. Ligjshmëri, të qenët në përputhje me ligjin, i njohur si i ligjshëm. Legjitimiteti i një kontrate është i domosdoshëm për zbatimin e saj ligjor.
2. Parim politik sipas të cilit duhet të njihet e të respektohet e drejta e institucioneve dhe e bartësve të pushtetit për arsye se janë në përputhje me idealet politike dhe vlerat të cilat i përkrah shumica e pjesëtarëve të bashkësisë politike. Legjitimiteti i qeverisë.
LIGJSHMËRÍ,~A f. 1. Të qenët në përputhje me ligjin, të qenët i ligjshëm, karakteri i ligjshëm i diçkaje; kund. paligjshmëri. Ligjshmëria e vendimeve (e veprimeve).
2. Zbatimi i përpiktë i ligjeve në fuqi në gjithë jetën e veprimtarinë shoqërore, sigurimi me ligj i të drejtave të qytetarëve dhe i plotësimit të detyrave nga ana e tyre. Ligjshmëria demokratike. Forcimi i ligjshmërisë. Mbrojtja e ligjshmërisë. Shkelja e ligjshmërisë.
3. Ligjësori. Ligjshmëri objektive (e brendshme) Ligjshmëritë e zhvillimit.
✱Sin.: ligjësi, bazueshmëri, ligjër, ligjësori.
LIGJËRÍ,~AII f. sh. ~, ~TË vjet. 1. Legjislacion; ligjshmëri.
2. Drejtësi. Njeriu i ligjërisë.
✱Sin.: ligjshmëri, legjislacion, drejtësi.
LIGJËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Ligjësori. Ligjësi objektive. Ligjësitë e zhvillimit.
2. Ligjshmëri1,2.
✱Sin.: ligjësor, ligjshmëri.
PALIGJSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i paligjshëm; mungesë ligjshmërie; kund. ligjshmëri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë