Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGUSHËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Veprimi kur ngushëlloj ose kur ngushëllohem nga dikush a diçka. Ngushëllimi i të afërmve. Telegram (letër) ngushëllimi. Fjalë ngushëllimi. Shkoj për ngushëllim. I sjell ngushëllim.
2. kryes. sh. Fjalët dhe ndjenjat që shprehim për të ngushëlluar dikë kur i vdes një i afërm. Shpreh (paraqit) ngushëllimet e mia. I dërgoi ngushëllimet. Ngushëllimet e mia më të sinqerta!
3. Ajo që e qetëson dikë e që ia lehtëson një dhembje, një hidhërim; ajo që i largon dëshpërimin, Ngushëllimi i tij i vetëm. Gjen ngushëllim vetëm te pija.
✱Sin.: ngushëlli, lehtësim, qetësim, ligjim, përdëllim, rënkim, përdëllesë, kundërhelm, bar, ilaç, shërim, balsam, melhem, keqardhje, prehje, mallëngjim, qetësi.
PAGËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pagëzoj dikë ose kur pagëzohem. Pagëzimi i fëmijës. Emri i pagëzimit. Dita (ceremonia) e pagëzimit.
2. fet. Riti fetar që bëhet kur pagëzohet dikush. Formula e pagëzimit. Libri i pagëzimit.
3. Pjesëmarrja për herë të parë në një luftë a në një veprimtari etj.
✱Sin.: emërtim, përdorim, ligjim.
♦ Pagëzimi i zjarrit libr. pjesëmarrja e dikujt për herë të parë në luftë, ku provohet sa trim është; beteja e parë në të cilën merr pjesë dikush dhe zbulon veten.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë