Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LEGJITIMÚAR (i, e) mb. Që është legjitimuar, i ligjësuar, që është i kontrolluar, që është në përputhje me ligjin.
PALIGJËSÚAR (i, e) mb., drejt. Që nuk është bërë i ligjshëm; i paligjshëm; kund. i ligjësuar. Dokument i paligjësuar.
PËRLÍGJUR (i, e) mb. 1. Që është vërtetuar se është bërë me të drejtë a për shkaqe të pranueshme, që është përligjur; i arsyetuar, i justifikuar. Veprime të përligjura.
2. Që është bërë në pajtim me zhvillimin historik të diçkaje. Ndryshim i përligjur (historikisht).
3. I përligjshëm.
✱Sin.: i ligjësuar, i ligjëruar, i arsyetuar, i justifikuar, i motivuar, i arsyeshëm, i shenjtëruar, i përligjshëm, i drejtë, i shpjegueshëm, i pranueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë