Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HOMOLOGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. drejt. Sanksionim me vendim gjyqi; veprim që vërteton, miraton ose lejon zyrtarisht diçka.
2. tek. Provë, verifikim i përputhshmërisë a përshtatshmërisë të një produkti, të një pajisjeje ose mekanizmi bazuar në kriteret, që parashtrohen nga organet e ndryshme rregullatore të një vendi. Makina e re mori homologim pasi u testua. Pajisja nuk mund të hidhej në treg derisa të merrte homologim.
✱Sin.: sanksionim, certifikim, standardizim, ligjësim, miratim, verifikim.
PËRLÍGJJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përligj dikë apo diçka ose kur përligjem. Përligjja e gabimeve (e fajtorëve).
2. Provë a dëshmi që vlen për të nxjerrë dikë si të pafajshëm a pa përgjegjësi ose për ta nxjerrë diçka si të drejtë e të pranueshme. Shërben si përligjje.
3. let. Përputhja e veprimeve të një personazhi me gjendjen a me prejardhjen e tij shoqërore, me nivelin e tij, me mjedisin ku jeton etj., motivim.
✱Sin.: arsyetim, justifikim, ligjësim, ligjërim, motivim, shenjtërim, përligjë.
SANKSIONÍM,~I m., drejt. 1. Veprimi kur sanksionoj a sanksionohet; realizimi i miratimit përfundimtar të një vendimi, një plani, një detyre etj. dhe dhënia e fuqisë për t’u bërë i detyrueshëm për t'u zbatuar. Sanksionimi i vendimit. U arrit sanksionimi i planit. Sanksionim nga lart.
2. Miratimi përfundimtar nga një organ më i lartë i një ligji, i një vendimi, i një programi pune etj., që e bën të detyrueshëm për t'u zbatuar. E drejta e sanksionimit. Mori sanksionimin e organit epror. Për realizimin e planit pritej sanksionimi i marrëveshjes.
3. Vendosja e një mase ndëshkimore për shkeljen e një ligji ose për mosplotësimin e një detyrimi. Sanksionimi ishte i papranueshëm. Sanksionim i rëndë. Morën paralajmërim për sanksionimin.
✱Sin.: ligjësim, ligjërim, miratim, dënim, ndëshkim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë