Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ligatë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BATAK

BATÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Vend me ujë të ndenjur e me baltë, që ka zakonisht edhe lëmishtekalbura; lerë, llucë, baltinë. Erë bataku. Si buallibatak. U batak. Ngeci (ra) në batak.
2. fig. Gjendje e keqe dhe e vështirë, e cila lidhet me amullinë, me diçkaulët e të ndyrë. Batak politik. Kur pështyjnë shumë, bëhet lumë, tek pështyjnë pak, bëhet batak. (fj. u.).
3. fig., keq. Njeri i ulët e i ndyrë, batakçi, mashtrues; përmb. fundërrinat e shoqërisë, llumi. Bataku i shoqërisë.
Sin.: lerë, llucë, baltinë, baltak, batok, baltovinë, baltishtë, baltore, pellg, ligatë, batakçi, mashtrues, llum, fundërrinë.
Ra në batak (dikush) u përzje me njerëzkëqij a në punëfëlliqura; ra në baltë; ra në llum; kund. doli nga bataku. Doli nga bataku (dikush) shpëtoi duke u ndarë nga njerëzkëqij a duke dalë nga një punë e fëlliqur; doli (u ngrit) nga balta; kund. ra në batak (dikush). E futibatak (dikë) shih e tërhoqibaltë (dikë). E la në batak (dikë) shih e la në baltë (dikë). E nxori nga bataku (dikë) shih e nxori (e ngriti) nga balta (dikë). S’e nxjerr dot *çizmen nga bataku (nga lluca) (dikush) mospërf.

BOÇILLË

BOÇÍLL/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT krahin. Pellg i vogël; vend ligatë, tokë me lagështi e baltë.

BUNACË

BUNÁC/Ë,~A f. 1. Errësirë e madhe natën ose kur koha është e vrenjtur; errësirë brenda në një pyll shumëdendur etj. Bunaca e natës. Bunaca e pyllit. Ra bunaca. Në fshat ishte bunacë. U bunacë e madhe. Hapu, moj bunacë, bëju vetëtimë, / Kur të vjen bandilli, më s’ta gjen shtëpinë. (folk.).
2. det. Det fare i qetë para ose pas stuhisë; gjendje qetësie e detit, pa erë e pa lëvizjeujit; kund. burë. Det me bunacë. Në bunacë e në furtunë. Fillon bunaca. Ra detibunacë.
3. Ujë i ndenjur, ujë amull; ligatinë. Bunacë e keqe. Tokë bunacë. Llapashitnin këmbët nëpër bunacë.
4. fig. Gjendje a kohë pa trazime, pa turbullira etj.; amulli. Çaste bunace.
Sin.: ligatë, ligatinë, moçal, moçalishtë, burishtë, ujerë, ujnajë, bërrakë, pellgishte, errësirë, terrinë, terr, skëterrë, ferr, qetësi, amulli, fashë, prehje, qeti.
U bëra bunacë krahin. 1. M’u rrit barku, m’u fry barku ngangrënët, nga një sëmundje etj.; u bëra daulle; u bëra kacek. 2. v. III U errësua shumë, nuk sheh dot nga errësira.

BURISHTË

BURÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [BURÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET] 1. Vend me burimevogla uji; buronjë. Burishtë e pashtershme.
2. Vendmban ujë, tokë e lagët, ligatinë, balçak. Bimaburishte rri e njomë për shumë kohë.
Sin.: buronjë, brambull, ligatë, balçak, ligatinë, ligatishtë, moçal, moçalishtë, ujerë, ujësirë, ujnajë, notishte, strum, çeptirë, bërrakë, pellgishte.

LIGAT

LIGÁT vep., ~A, ~UR kal. I sëmur bagëtitë me ligatë; u shtie këlbazën bagëtive, i këlbaz. I ligat dhentë. - Mos i kullotkënetë, se i ligat.

LIGATË

LIGÁT/Ë,~A f. 1. veter. Këlbazë. Ligata e dhenve. Ligata e lopëve. I ka rënë ligata.
2. Ligatinë. Ra (ngeci) në ligatë.
Sin.: këlbazë, ligatinë, moçal.

VURG

VUR/G,~GUI m. sh. ~GJE, ~GJET Vend i ulët e me baltë, tokë e ulëtmban lagështirë; moçal, kënetë.
Sin.: moçal, kënetë, ligatë, ligatinë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.