Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LIBRALÍDHËS,~I m. sh. ~, ~IT Punëtor i përgatitur a mjeshtër që merret me lidhjen e librave. Reparti i libralidhësve. Punon si libralidhës.
LÍDHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që lidh duajt e të lashtave; ai që lidh diçka me rrip ose me një lidhëse tjetër. Lidhësit e duajve. Lidhësit e shartesave. Lidhësi i dengjeve të barit. Lidhës bari. Lidhësi i librave (shtypshkr.) libralidhës.
2. hek. Punëtor i hekurudhës që lidh varg vagonët e trenit. Lidhësi e dha sinjalin.
3. Tel i trashë, litar etj., me të cilin lidhim diçka për ta mbajtur drejt më këmbë; varg prej metali që bashkon a lidh dy pjesë të një vegle ose të një mjeti. Lidhësi i shtyllave të telefonit. Lidhësi i qostrës vargu që bashkon boshtin me dorezën.
4. Pjesë e mullirit si lopatë, e cila e kthen ujin që të mos bjerë në rrotën me fletë dhe ndalon kështu blojën. Lidhësi i mullirit. I vuri (i hoqi) lidhësin.
5. tek. Pjesë e një vegle a e një makine, zakonisht si hallkë, që shërben për ta lidhur atë pas diçkaje. Lidhësi i plugut. Lidhësi i rimorkios. Lidhës vagonësh. Nuk lejohet të qëndrosh mbi lidhës.
6. ndërt. Lëndë ndërtimi (si çimento, rrëshirë etj.), që përdoret për të lidhur e për të forcuar një përzierje.
✱Sin.: lidhak, hallkë, bashkues, forcues, ngjitës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë