Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►HIJESH/ÓHEM jovep.,~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Marr pamje të hijshme, bëhem i hijshëm, zbukurohem. Hijeshohet dita-ditës. Është hijeshuar e zbukuruar.
2. pës., vet. v. III e HIJESHÓJ.
✱Sin.: zbukurohem, lezetohem.
►ZBUKUR/ÓHEM jovep. ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem i bukur a më i bukur nga ç'jam, më shtohet bukuria; zbukuroj veten me sende, stoli etj., stolisem; kund. shëmtohem. Zbukurohej vazhdimisht. - Sa është zbukuruar! Rritet e zbukurohet. Mbeti duke u zbukuruar. Ishte zbukuruar shumë thjesht. - Hajde, moj Dudie, / Po të pres te vija. / - Pa u zbukuru mirë, o djal-o, / S'më len nanë Hajria. (folk.). Hekuri, sa punohet, aq zbukurohet. (fj. u.). Duaje bukurinë, por mos u zbukuro kot. (fj. u.).
2. pës. e ZBUKURÓJ. U zbukurua qyteti (fshati) nga ndërtimet e reja. Sheshet zbukurohen e hijeshohen.
✱Sin.: stolisem, hijeshohem, rregullohem, ndreqem, ormisem, nisem, goditem, lezetohem, lyhem, pispillosem, ujdisem, cingëlohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë