Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LEVÉND,~E mb., bised. 1. Shtathedhur, i shkathët e i zhdërvjellët; i fuqishëm e trim. Djalë levend. Vajzë (grua) levende.
2. si em. Sipas kuptimit të mbiemrit. Levendët e fshatit.
✱Sin.: shtathedhur, shtatgjatë, i shkathët, i zhdërvjellët, i fuqishëm, trim.
TRIM,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Ai që është guximtar e i patrembur në luftë ose përpara çdo rreziku a vështirësie, që nuk ka frikë e nuk thyhet para asgjëje; ai që nuk di ç'është frika, që nuk i trembet syri. Trim i rrallë. Trimat e nënave. Trimat e motit. Trimat partizanë. Trim me fletë trim i madh, njeri shumë i zoti që qan përpara pa iu trembur vështirësive. Trim mbi trima trim i madh. Trimat e dheut trimat e fortë. Trim për vdekje e për tokë. Trim që s'ka frikë as nga vdekja. Trim e bir trimash. Këngë trimash. Udhë timash udhë e vështirë dhe e rrezikshme, por e lavdishme. Luftoi si trimat. Trimat nuk dorëzohen. Trimi i mirë me shokë shumë. (fj. u.). Trimi i mirë në luftë njihet. (fj. u.). Trimi të fal, i marri të vret. (fj. u.). Trimi vdes, frikacaku ngordh. (fj. u.). Trimi i mirë me shokë shumë. (fj. u.)
2. bised. Djalë i rritur; burrë. Trim i ri. Ku është trimi? Trimat kanë shkuar për gjah.
3. vjet. Burrë i armatosur, që i shkonte pas një pronari të madh, një pronari të madh a një njeriu me pushtet, për ta ruajtur; burrë i armatosur që ngarkohej e paguhej nga fshati për ta ruajtur; truprojë. Trimi i fshatit.
✱Sin.: trimosh, trimshor, guximtar, guximmadh, guximplotë, i patrembur, i pafrikë, i pafrikshëm, fatos, zemërluan, sypatrembur, sypetrit, syshkëndijë, sygacë, syshqiponjë, irëmadh, djalë, burrë, dakol, luan, shqiponjë, sokol, petrit, shqipe, dragua, gërxheli, asllan, azgan, kapedan, agë, ezhdërha, levend, taravol, shpirtluan, zemërhekur, cub, luftëtar, pallëlarë, prijës, truprojë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë