Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LEVARÁSH,~E mb. 1. Që është shumë i lëvizshëm, që nuk rri në një vend (zakonisht për fëmijët). Fëmijë levarash.
2. Që ndryshon menjëherë, i paqëndrueshëm. Ndjenjë (dashuri) levarashe. Mendime levarashe. Vështrim levarash.
3. fig. Që nuk ka qëndrim të mirë moral; bishtdredhur.
✱Sin.: i lëvizshëm, i paqëndrueshëm, i përdalë, bishtdredhur.
LËVÍZSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të lëvizë; kund. i palëvizshëm. Trup i lëvizshëm. Vinç i lëvizshëm. Urë e lëvizshme. Shkallë e lëvizshme. Skenë e lëvizshme. Vegël (pajisje) e lëvizshme. Thikat e lëvizshme të presës.
2. Që nuk qëndron gjithnjë në të njëjtin vend, që lëviz, i paqëndrueshëm. Tokë e lëvizshme. Truall i lëvizshëm. Theks i lëvizshëm (gjuh.). Qendër e lëvizshme. Pikë vrojtimi e lëvizshme. Spital i lëvizshëm.
3. Që lëviz shumë; që është shumë i gjallë e i shkathët. Fëmijë i lëvizshëm. Me sy të lëvizshëm.
4. fig. Që ndryshon sipas kushteve e rrethanave, i ndryshueshëm; që rritet e zhvillohet. Pjesa më e lëvizshme e diçkaje.
5. fig., bised., keq. Që ka qëndrim jo të mirë moral, bishtdredhur (për femrat). Vajzë (grua) e lëvizshme.
✱Sin.: i zhvendosshëm, lëvizës, lëvizor, i luajtshëm, motorik, i paqëndrueshëm, i lëvizur, i gjallë, çapkën, levarash, i hedhur, trazovaç, i shkathët, shpuzak, zhivë, i zhdërvjellët, shpuzë, i paqetë, i lëkundshëm, i ndryshueshëm, e përdalë.
PAMORÁLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mohon e shkel çdo normë të moralit; i pandershëm; kund. i moralshëm. Burrë (djalë, njeri) i pamoralshëm. Vajzë (grua) e pamoralshme.
2. Që është në kundërshtim me normat e moralit, që bie ndesh me moralin shoqëror; kund. i moralshëm. Sjellje (vepër) e pamoralshme. Qëndrim i pamoralshëm.
✱Sin.: i pandershëm, i pamoral, i paskrupull, pavirtytshëm, lakander, lapërdhar, lastrok, lerash, levarash.
PANDÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që e ka humbur nderin, që i është nxirë faqja; që sillet e vepron pa turp, prapa krahëve a me mënyra të ulëta, jo të ndershme; kund. i ndershëm. Njeri i pandershëm. Grua e pandershme.
2. Që bëhet në kundërshtim me normat e moralit ose me mënyra të ulëta, jo të pastra e jo të ndershme. Punë (vepër) e pandershme. Sjellje e pandershme. Me rrugë të pandershme.
✱Sin.: i pander, i çndershëm, i paturp, i pamoralshëm, i pamoral, amoral, i amoralshëm, imoral, turpemadh, i poshtër, i paskrupull, faqezi, faqenxirë, i pacipë, i ndotë, i pandamus, udhëzi, lakander, lapërdhar, i ulët, lastrok, levarash, lerash, sharlatan, maskara, faqerrogoz, brimadh, i shtrembër, delenxhi, zabërhan, udhëzi.
PAQËNDRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk qëndron fort në vendin a në gjendjen e vet; që nuk mbahet mirë; që nuk është i qëndrueshëm; kund. i qëndrueshëm. Lidhje kimike e paqëndrueshme. Baraspeshë e paqëndrueshme (fiz.).
2. Që dëmtohet a prishet lehtë; jo i shëndoshë, jo i fortë; kund. i qëndrueshëm. Shtyllë e paqëndrueshme. Ngjyrë e paqëndrueshme.
3. Që ndryshon shpejt, që nuk mbetet njësoj për një kohë të gjatë; i lëkundshëm; i lëvizshëm; kund. i qëndrueshëm. Çmime të paqëndrueshme. Kohë e paqëndrueshme. Mot i paqëndrueshëm. Popullsi e paqëndrueshme popullsi që e ndërron shpesh vendin e banimit.
4. fig. Që nuk ka baza të shëndosha, që mbahet vetëm për një kohë të shkurtër; që nuk zgjat shumë, që prishet me kalimin e kohës; kund. i qëndrueshëm. Miqësi e paqëndrueshme. Mbështetje e paqëndrueshme. Tipare të paqëndrueshme.
5. Që nuk u përmbahet me vendosmëri mendimeve, bindjeve ose rrugëve që ka zgjedhur, që ndryshon shpesh, i lëkundshëm; që është veti e një njeriu të tillë; kund. i qëndrueshëm. Njeri i paqëndrueshëm. Me karakter të paqëndrueshëm.
✱Sin.: i dobët, i lëvizshëm, i lëkundshëm, i ndryshueshëm, i luhatshëm, i lagatershëm, i larmë, i lëkundur, i pavendosur, i përkulshëm, i dobët, levarash, mendjeveri, i brishtë, i shkatërrueshëm, i dëmtueshëm, mendjeveri, i pakarakter, i pavendosur, i pataban, karavidhe, ciripupe, çililingë, legen, xarnavel.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë