Fjalori

Rezultate në përkufizime për “leshrënë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FLOKËRËNË

FLOKËRËNË mb. Që i kanë rënë flokët, tullac, i shogët. E bëri rrugën me një burrë flokërënë.
Sin.: tullac, qeros, qel, qelan, leshrarënë, leshrënë, i shogët.

LESHRËNË
PALESH

PALÉSH (i, e) mb. Që nuk ka lesh, që nuk është i mbuluar me qime; që nuk ka flokë, i shogët.
Sin.: i paqime, qimerënë, tullac, flokërënë, leshrënë, i shogët.

QEROS

QERÓS,~E mb. 1. Që s’ka flokë; që i kanë rënë flokët nga qerja; i shogët; shar. tullac. Djalë qeros. Vajzë qerose.
2. Që i ka kokrrat shumërralla (për kallirin e misrit). Misër qeros. Kalli qeros.
Sin.: i shogët, i crogët, flokërënë, kokëzhveshur, kryecullak, kryetullë, leshrënë, shogan, i qerosur, tullac, qel.
iron. Hem qeros, hem qibar (fodull) ka shumë kërkesa dikush, edhe pse aftësitë i ka të pakta, kërkon shumëtepër nga ajo që i takon; dhi e zgjebosur (e zgjebur) e bishtin përpjetë (cakërr) mospërf.; breshri e rreh e hunda me majë.

SHOG

SHOG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Njeri që i kanë rënë flokët, që nuk ka flokëkokë, tullac, flokërënë, qeros. I doli përpara ai shogu. Vazdonte të shoqërohet me atë shogun. Shogu kishte ndër mendbënte mbjellje flokësh.
Sin.: flokërënë, kokëzhveshur, kokëkungull, kryecullak, kryetullë, leshrënë, qeros, shogan, i shogur, tullac.

SHOGAN

SHOGÁN,~E mb. 1. Që i kanë rënë flokët, i shogët, i crogët, flokërënë. Njeri shogan. Koka shogane e djalit po përplasej me valët e detit. Megjithëse ishte pak shogane, ajo ishte mjaft tërheqëse. Ai e kishte kompleks të qënurit shogan. Mbi atë kokë shogane.
2. si em. Burrë apo grua pa shumë flokëkokë ose që i kanë rënë. Shogani ishte njeri i durueshëm. Shogania mbantekokë gjithmonë një kapelë. Murmuriste me vete shogani.
3. si em. Cjap a dash që i ka rënë leshi nga sëmundja e gubës. kryetufës ishte shogani. Dhitë kujdeseshin për shoganin.
Sin.: i crogët, flokërënë, kokëzhveshur, kokëkungull, kryecullak, kryetullë, leshrënë, qeros, i shogët, i shogur, tullac.

SHOGE

SHÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Grua e vajzë që nuk ka shumë flokëkokë, flokërënë, leshrënë, shogane. Nuk e kishte me të vërtetë atë fjalë ajo shogia. Përdor një vaj bimor shogia për t’i dalë flokët e reja. Shogia bënte sikur nuk shihte askënd.
2. Dhi që i ka rënë leshi. Kishte qumështmirë ajo shoge.
Sin.: flokërënë, kokëzhveshur, leshrënë, shogane.

SHOGUR

SHÓGUR (i, e) mb. Që i kanë rënë flokët, i shogët, shogan, flokërënë. Burrë me kokëshogur. Kishte frikë mos mbetej i shogur. Pikat e shiut i kaluanpjesën e shogurkokës. Nuk e donte atë djalë me rrashtëshogët.
Sin.: i crogët, flokërënë, kokëzhveshur, kokëkungull, kryecullak, kryetullë, leshrënë, qeros, shogan, i shogur, tullac.

SHOGËT

SHÓGËT (i, e) mb. 1. Që nuk ka flokëkokë, që ka mbetur pa flokë, shogan, tullac, flokërënë. Me kokëshogët. Djalë i shogët. Burrë i shkurtër e pothuaj krejt i shogët.
2. bot. është i lëmuar, pa push ose pa qime (për bimët), i limët. Gjethe e sallatës janë të shogëta. Degë të shogëta. Fruti si një kapsulë e shogët.
3. Vend i zhveshur, pa pemë, i bokërimtë, i crogët, i papyllëzuar. Mal i shogët. U nis drejt kodrësshogët. Truall i shogët.
4. Mish sade, mish i zier dhe i shërbyersofër i pashoqëruar me gjë tjetër, i papërzier, i pastër, i thjeshtë. Mish i shogët. Shërbente vetëm mishshogët. I pëlqente mishi i shogët.
5. fig. është i plogët për punë, i mefshtë, i ngathët. Njeri i shogët. Ishte martuar me një djalëshogët. Ngjante si i shogët, por në të vërtetë nuk ishte.
6. fig. është i shkujdesur, i pakujdesshëm, shkatarraq. Djalë i shogët. Njeri me pamjeshogët.
Sin.: i crogët, flokërënë, kokëzhveshur, kokëkungull, kryecullak, kryetullë, leshrënë, qeros, shogan, i shogur, tullac; i lëmuar, i limët; i bokërimtë, i zhveshur, i crogët, i papyllëzuar; i papërzier, i pastër, i thjeshtë, i mefshtë, i plogët, i ngathtë, ngrodhalaq, i qullët, i flashkët, i mpitë; i shkujdesur, i pakujdesshëm, shkatarraq.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.