Fjalori

Rezultate në përkufizime për “leshje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

JASTËÇKË

JASTË́ÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Jastëk i vogël. Jastëçkë për t’u ulur.
2. Jastëk i vogël i mbushur me lesh a me pambuk, ku ngulin gjilpërat rrobaqepësit ose amvisat. Jastëçkë për gjilpëra.
3. Copë e leshtë për të mbajtur bojën e vulës. Jastëçka e vulës.
Sin.: dashe, leshje.

LESHJE

LÉSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Shparcë prej leshi. Fërkohen me leshje.
2. Copë e vogël lëkure me leshgjatë, që e përdor mullisi për të mbledhur miellin. Leshja e dishtës.
3. Qese e vogël e mbushur me lesh, ku ngulen gjilpërat e qepjes, jastëku i gjilpërave. Leshja e gjilpërave.
4. nj., mjek. Urdhje. I ka dalë leshjafytyrë.
Sin.: shparcë, jastëçkë, urdhje.

LESHUR

LESHUR,~IT (të) as. Leshje.

URDHJE

ÚRDHJ/E,~AI f., mjek. Sëmundje lëkure, që shfaqet me shumë te fëmijët, me rrathëvegjël puçrrizash të kuqërreme e të leskëruara sidomos nëpër duar, në fytyrë e në qafë; shpërgëti. I doli urdhja. E zuri (i ra) urdhja. I kruhen duart nga urdhja.
Sin.: shpërgëti, e paemër, leshje, lyrth, bythëpulë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.