Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GËRMÁDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mbetjet e një ndërtese, të një kështjelle, të një ure etj. të shkatërruar a të shembur; vet. sh. rrënojat e një qyteti a të një qendre dikur të banuar. Gërmadhat e qytetit të vjetër. Kaluan nëpër gërmadhat. Mbetën gërmadha. Do të bëhet një grumbull gërmadhash.
2. bised. Shtëpi e keqe banimi, ndërtesë e vjetër; mekanizëm i vjetër, që është shkatërruar nga përdorimi i gjatë. Banonin në një gërmadhë. Punonte me atë gërmadhën.
3. fig., bised., mospërf. Njeri me trup të dobët e të pafuqishëm (nga pleqëria a nga ndonjë sëmundje). Gërmadhë e vjetër. U bë gërmadhë.
4. fig. Mbeturinat e diçkaje të kaluar, të zhdukura të përmbysur. Mbi gërmadhat e regjimit të vjetër.
5. si mb. I shkretë, i gjorë. Gërmadha plakë! Ç’e gjeti, gërmadhën!
6. si mb. Që është shkatërruar. Shtëpi gërmadhë. Qytet gërmadhë. Njeri gërmadhë. Kemi sot një arsim publik gërmadhë.
✱Sin.: rrënojë, rrënore, rrënim, leranë, murishtë, shembë, kërmalle, gumëratë, vjetërsirë, karakatinë, ngordhësirë, mbeturinë, pasojë, gjurmë, i shkretë.
♦ U bë gërmadhë. 1. (diçka) U shkatërrua krejt (për një ndërtesë a për një qytet). 2. (dikush) U dobësua e u tret nga trupi dhe s’ka fare fuqi (nga pleqëria a nga një sëmundje). Më ka qarë gërmadha nuk presin nga unë që të ndihmoj shtëpinë, familjen; s’jam i zoti të mbaj shtëpinë në këmbë, nuk di të bëj asnjë punë.
LERÁN/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i pjerrët a i sheshtë, i mbuluar me gurë të rënë nga mali; pjesë zalli ku janë mbledhur shumë gurë nga ujërat e përroit a të lumit; përrua plot me gurë të sjellë nga mali.
2. Grumbull gurësh të sjellë nga ujërat ose të mbetur nga një ndërtesë e rrënuar; rrënojë, gërmadhë. U bë shtëpia leranë.
✱Sin.: valishtë, zallishtë, gurishtë, rrënojë, gërmadhë, gumëratë, përrua.
SHARÁN/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i mbuluar me gurë që kanë rënë vetë nga një rrëpirë; rrëgallë. Një nepërkë kishte zënë vend në atë sharanë. Ujërat e përrenjve kishin krijuar një sharanë.
2. Tog i madh gurësh, zakonisht i grumbulluar në një arë, që kanë dalë nga pastrimi gjatë punimit të thellë të tokës; gurinë, zallishtë. Gjatë plugimit kishte arritur të krijonte një sharanë me gurë.
✱Sin.: gurinë, zallishtë, leranë, rrëgallë, rrëpirë, zhurishtë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë