Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RADHÍQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Chicorium intybus). Bimë barishtore njëvjeçare e livadheve me gjethe të gjata e të dhëmbëzuara, me kërcell të kuq e të bardhë, që përdoret e zier për sallatë; bresë, resë, kore, rëkore, parkalidhe, çikore e egër. Sallatë me radhiqe. Mbledh radhiqe.
2. (lat. Taraxacum officinale). Bimë barishtore shumëvjeçare pa kërcell, me rrënjë të trasha mishtore, me lule të mëdha me ngjyrë të verdhë, me gjethe të gjata me majë të mprehtë që përdoren për sallatë, ndërsa rrënjët për qëllime mjekësore; luleshurdha mjekësore, luleradhiqe, lule qumështore, bar tambli etj.
✱Sin.: bresë, resë, kore, rëkore, parkalidhe, lëkore, leqikë.
ÇIKÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Cichorium endivia) Bresa e butë; leqikë. Zjeva çikore. Vlerat e çikores. Sallatë me çikore dhe barishte të tjera. Çikore rrënjore bimë barishtore dyvjeçare e cila vitin e parë formon rrënjën frutore dhe gjethet, ndërsa vitin e dytë lulet dhe frytin.
✱Sin.: leqikë, lëkore, radhiqe, endivia.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë