Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRENGÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Rënie në gjendje shpirtërore të shqetësuar e të rëndë; mërzitje nga vuajtjet a nga malli për dikë etj.; vuajtje shpirtërore. Brengosje e madhe. Ka shkaktuar brengosje. Ka shprehur brengosjen e tij. Nuk ka vend (arsye) për brengosje. E sheh me brengosje.
2. Gjendja kur brengosim dikë a kur brengosemi; hidhërim, trishtim, pikëllim. Ra në brengosje.
3. Shqetësim, sëkëlldisje. Kishte një brengosje të madhe për djalin ushtar.
✱Sin.: hidhërim, trishtim, pikëllim, plagosje, leqendisje, sëndisje, merakosje, shqetësim, sëkëlldisje.
LEQENDÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Veprimi kur leqendis dikë ose kur leqendisem.
2. Gjendja kur dikush dobësohet shumë, kur shkrehet nga trupi për shkak të ndonjë sëmundjeje ose stresi të madh. Sëmundja e gjatë e bëri të ndiente një leqendisje të thellë.
✱Sin.: dobësi, dobësim, rraskapitje, lodhje, shkrehje, leqendi, hidhërim, tronditje, brengosje, merakosje.
SHEMBËRKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Gjendje e rënduar fizike e dikujt që vjen si rezultat i lodhjes së madhe; kapitje, rraskapitje. Ndjeu një shembërkim në trup. Dhimbjen e kishte nga shembërkimi. E mori veten pas shembërkimit.
✱Sin.: rraskapitje, dërrmim, këputje, stërmundim, stërlodhje, sfilitje, lodhje, molisje, leqendisje, lënurje, robtim, rrekje, kërdisje, batërdisje, mundim, molisje.
SHKALLAVÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shkallavitem, lodhem shumë. Arriti atje me shumë shkallavitje.
2. Gjendja kur shkallavitem; lodhje. Shkallavitja ishte bërë një gjë e përditshme.
✱Sin.: rraskapitje, dërrmim, këputje, stërmundim, stërlodhje, sfilitje, lodhje, molisje, leqendisje, lënurje, robtim, mundim.
SHKREHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lirohet diçka që ka qenë e ngrehur; kund. ngrehje. Shkrehje e menjëhershme. Shkrehja e kuthës.
2. E shtënë (me armë); shkrepje. Shkrehje të rralla (të veçuara). Shkrehje kallashnikovi (topi, pushke). Dëgjoheshin ca shkrehje.
3. Veprimi kur e çojmë një vegël në gjendjen fillestare; zgjidh. Shkrehja e parmendës.
4. Lëvizja e të gjitha orendive e shtëpisë, kur lyejmë, bëjmë ndonjë rregullim apo ikim prej aty fare. Shkrehja shtëpinë
5. fig. Veprimi kur i jap fund diçkaje; përfundim, mbarim. Shkrehja e punës E shkrehja e muhabetit.
6. fig. Lëshim i vetes, lënie pas dore; qullosje. Nuk i pëlqeu ajo shkrehje e lënie pas dore e vetes.
7. fig. Lodhje shumë e madhe nga një punë e diçka tjetër; këputje; tretje. Shkreje nga stërmundimi.
8. Prishja e ngrehës. Shkrehja e stanit.
✱Sin.: shkrepje, e shtënë, shtënie, qitje, ndezje, shkrepje, e shkrehur, e shkrepur, zbrazje, zbërthim, zgjidhje, përfundim, mbarim, shpërthim, ndjekje, përzënie, dobësim, leqendi, leqendisje, tretje, rraskapitje, shkurdisje, prishje, mbarim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë