Fjalori

Rezultate në përkufizime për “leqendisem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DAFNJEHEM
LEQENDISJE

LEQENDÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Veprimi kur leqendis dikë ose kur leqendisem.
2. Gjendja kur dikush dobësohet shumë, kur shkrehet nga trupi për shkakndonjë sëmundjeje ose stresimadh. Sëmundja e gjatë e bërindiente një leqendisjethellë.
Sin.: dobësi, dobësim, rraskapitje, lodhje, shkrehje, leqendi, hidhërim, tronditje, brengosje, merakosje.

LODHEM

LÓDH/EM jovep., ~A (u), ~ÚR 1. vetv. pakësohet a më pritet fuqia, e ndiej vetenkëputur a të dobësuar (nga një punë e rëndë, nga një udhëtim i gjatë, nga një sëmundje a gjendje e rëndë shpirtërore etj.); kund. çlodhem. U lodh shumë. U lodh e u përshesh u lodh shumë, u rraskapit, u këput fare. Nuk lodhet lehtë. M'u lodhën duart (këmbët, sytë) U lodhkëmbë. Sa jam lodhur sot! Rri, se u lodhe! Po nuk u lodhe sot, do të mundohesh mot. (fj. u.).
2. Përpiqem e mundohem shumë për të bërë diçka a për dikë, harxhoj fuqitë për t’ia arritur diçkaje. U lodh e u mundua, po s’nxorri gjë. Sa është lodhur nëna për ty! U lodh duke ia shpjeguar (duke ia përsëritur). Mos u lodhni kot, s’i mbushet mendja atij!
3. Mërzitem shumë nga pritja e gjatë, nga kërkesavazhdueshme, nga vështirësitë e shumta etj., humbas durimin e qëndresën; thyhem shpirtërisht, e lëshoj veten. U lodha, s’pres më. Mos u lodh kaq shpejt! M’u lodhën veshët. S’lodhet kurrë ai me fëmijët. U lodh nga jeta.
4. pës. e LODH.
Sin.: rraskapitem, këputem, dërrmohem, drobitem, sqaqem, leqendisem, mundohem, dobësohem, molisem, postatem, mërzitem.
*Gjuhët e gjata janë lodhur tall. S’i lodhet *gjuha (dikujt).

MËRZITEM

MËRZÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Humb qetësinë dhe durimin sepse nuk kam asgjë interesante për të bërë, ndiej mërzi, kam mërzi, më vjen mërzi. Ky mbetishtëpi pa punë dhe u mërzit. Xhaxhai mërzitej kur ishte vetëm.
2. vetv. Lodhem me veprimepërsëritura, që vazhdojnë për një kohëgjatë ose që janë pa interes (pyetje, kërkesa, ankesa etj.), më shkakton mërzi. Ajo mërzitej në shtëpi duke qëndisur. Koleksionisti nuk mërzitej asnjë minutëshoqërinë e doktorit. Ajo ishte e bukur dhe unë nuk mërzitesha kurrë ta vështroja.
3. vetv. E bëjhumbasë paqen dhe lumturinë, e trazoj, e shqetësoj, i shkaktoj mërzi dikujt, i jap mërzi. Ai mërzitet me vëllanë që nuk tregohet i drejtë. Mërzitesh me mua nëse flas kështu? Nuk mërzitet fare nuk bëhet fare merak, nuk i bëhet vonë, nuk shqetësohet.
4. vetv. Nuk e pëlqejdikë ose diçka, nuk e duroj dot, nuk dua ta shoh me sy (përdoret me një trajtëshkurtërpëremrit vetorrasën dhanore). Komshiu i bezdisurmërzitet. Mos i janë mërzitur shoqet e fëmijërisë asaj? Atij i qe mërzitur jetaprovincë. Më janë mërzitur ëmbëlsirat.
5. pës. e MËRZÍT.
Sin: shqetësohem, bezdisem, këndirrem, ënjtem, fryhem, leqendisem, trishtohem, tundohem, buhavitem, turbullohem, veremosem, brengosem, urgusem, sëkëlldisem, sëkëndisem.

TRETEM

TRÉT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., kryes. v. III Shkrin në ujë ose në një lëng tjetër, bëhet i lëngshëm duke u përzier e duke u shkrirë në një lëng (për lëndë zakonishtngurta). Sheqeri (kripa) tretet në ujë. Rëra nuk tretet në ujë. Mos ki frikë nga shiu, se nuk tretesh!
2. vetv., vet. v. III Kthehetgjendjelëngët, kur e ngrohim a kur e nxehim, shkrin. U tret dëbora. Gjalpi u tret. Dhjami tretet shpejt.
3. vetv., vet. v. III Bluhet mirëstomak e hollohet për t’u thithur nga organizmi (për ushqimet). Ushqimetreten lehtë. Mishi i viçit tretet shpejt. Nuk tretet. Mezi tretet.
4. vetv. Prishem; kalbem. U tretdhe.
5. vetv. Dobësohem shumë nga trupi, ligem nga shëndeti, hiqem. Është tretur shumë. Është treturfytyrë. U tret si qiri. Qe tretur e kulluar qe dobësuar shumë. Bagëtia tretet ca në dimër.
6. fig., vetv., vet. v. III Harxhohet shpejt e pa e kuptuar, shkon i gjithë, shkrin. U tret qymyri. U tret pasuria.
7. vetv., vet. v. III Zhduket brenda diçkaje, futet diku a pas diçkaje e nuk dallohet më; humb. Hëna (dielli) u tret pas reve. U treterrësirë (në mjegull, në terr). Dritat treteshinmugëtirë (në largësi).
8. fig., vetv., vet. v. III Largohet, ikën a zhduket. Shqetësimet u tretën si tymi. Iu tret buzëqeshja nga fytyra. M’u tret gjumi.
9. pës. e TRET.
Sin.: shkrin, prishem, kalbem, dobësohem, hiqem, hollohem, hahem, përthahem, terem, tukeqem, drobitem, këputem, leqendisem, ligem, ligështohem, lëkurem, fijohem, labërgohem, mbaroj, mbarohem, humb, largohet, ikën, zhduket.
Iu tret *dhjami (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.