Fjalori

Rezultate në përkufizime për “leqendi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRENGË

BRÉNG/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Gjendje shpirtërore e rëndë; dhembje e shkaktuar nga një fatkeqësi a vuajtje, nga malli etj.; hidhërim, kund. lumturi. Brengë e thellë. Brengat e jetës. Brengë dashurie. Me brengëshpirt. Jetë me brenga. Mall e brengë. Pa halle e pa brenga. Ka (e mundon) një brengë. I shkakton brenga. Brenga e shkuar, brenga e harruar. (fj. u.). Brengat janë armiqtë e jetës. (fj. u.).
2. Shqetësim i madh për dikë a për diçka; vuajtje shpirtërore për diçkakemi bërë, për dikë për të cilin përkujdesemi, për diçka që nuk e dimë si do të zgjidhet etj.; merak i madh, peng. Kënga për darkë, brenga për drekë. (fj. u.).
Sin.: hidhërim, helm, trishtim, plagë, maraz, leqendi, mërzi, gulm, lëngatë, sëndisje, mëllë, taksirat, shqetësim, merak, hall, gajle, dert, sëkëlldi, siklet, kasavet, xanxë.
E kam brengëzemër (në shpirt) (diçka) më mundon vazhdimisht përbrenda, e kam si plagë; e kam pengzemër (në shpirt); më mbeti plagëzemër (në shpirt); e kam gozhdë zemër (në shpirt); më rëndonzemër (në shpirt). mbeti brengëzemër (në shpirt) (diçka) më mbeti merak, e kam si plagë, s’e harroj e më mundon; mbeti peng zemër (në shpirt).

LEQENDISJE

LEQENDÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Veprimi kur leqendis dikë ose kur leqendisem.
2. Gjendja kur dikush dobësohet shumë, kur shkrehet nga trupi për shkakndonjë sëmundjeje ose stresimadh. Sëmundja e gjatë e bërindiente një leqendisjethellë.
Sin.: dobësi, dobësim, rraskapitje, lodhje, shkrehje, leqendi, hidhërim, tronditje, brengosje, merakosje.

SHKREHJE

SHKREHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lirohet diçka që ka qenë e ngrehur; kund. ngrehje. Shkrehje e menjëhershme. Shkrehja e kuthës.

2. E shtënë (me armë); shkrepje. Shkrehje të rralla (të veçuara). Shkrehje kallashnikovi (topi, pushke). Dëgjoheshin ca shkrehje.

3. Veprimi kur e çojmë një vegël në gjendjen fillestare; zgjidh. Shkrehja e parmendës.

4. Lëvizja e të gjitha orendive e shtëpisë, kur lyejmë, bëjmë ndonjë rregullim apo ikim prej aty fare. Shkrehja shtëpinë

5. fig. Veprimi kur i jap fund diçkaje; përfundim, mbarim. Shkrehja e punës E shkrehja e muhabetit.

6. fig. Lëshim i vetes, lënie pas dore; qullosje. Nuk i pëlqeu ajo shkrehje e lënie pas dore e vetes.

7. fig. Lodhje shumë e madhe nga një punë e diçka tjetër; këputje; tretje. Shkreje nga stërmundimi.

8. Prishja e ngrehës. Shkrehja e stanit.

Sin.: shkrepje, e shtënë, shtënie, qitje, ndezje, shkrepje, e shkrehur, e shkrepur, zbrazje, zbërthim, zgjidhje, përfundim, mbarim, shpërthim, ndjekje, përzënie, dobësim, leqendi, leqendisje, tretje, rraskapitje, shkurdisje, prishje, mbarim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.