Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHKÚAR (i, e) mb. 1. Që ka kaluar, që ka mbaruar (për kohën); që është bërë ose ka ndodhur disa kohë përpara; që ka jetuar disa kohë më parë ose shumë kohë më parë Kohët e shkuara. Javën (muajin, vitin) e shkuar. Të dielën e shkuar. Tre vjet të shkuar tre vjet më parë. Brezat e shkuar. Vite të shkuara disa vjet më parë. Ngjarje të shkuara.
2. Që po i afrohet pleqërisë, i vjetër, i thyer në moshë; që e ka kaluar moshën mesatare, i moshuar. Burrë i shkuar. Ishte një çikë e shkuar. Është më i shkuar se unë.
3. I shkueshëm, i shoqërueshëm. Është shumë i shkuar.
4. bised. I mbaruar; i ronitur, që ka marrë fund e nuk mund të mbahet më (për rrobat). Pantallonat ishin të shkuara.
5. si em. Sipas kuptimit 2 të mbiemrit (për njerëzit). Me të shkuarit. Koha e shkuar gjuh. kohë në cilën folja tregon se veprimi ose gjendja e shprehur prej saj është kryer para çastit të ligjërimit ose para një çasti të caktuar të së shkuarës.
♦Si i shkuar (si i shkelur) në *dërstil.
✱Sin.: i kaluar, i thyer, i moçëm, i moshuar, moshëthyer, i motuar, i plakur, plak, plakush, i shtyrë, i vjetër, lepec; i afrueshëm, i shkueshëm, i shoqërueshëm; i mbaruar, i ronitur, i vajtur; i dikurshëm, i qëmotshëm, i lashtë, i hershëm, i kahershëm, i kaditshëm, i mëparshëm, i djeshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë