Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lenoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LEHTËSOJ

LEHTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ia zvogëloj diçkaje një peshërëndë; e bëj diçka më të lehtëpeshë duke i pakësuar barrën a ngarkesën ose duke i hequr diçka; kund. rëndoj. E lehtësoi kalin (mushkën, kamionin). E lehtësoi valixhen (çantën). E lehtësoi çatinë.
2. Ia heq dikujt ose ia zvogëloj një punë a një barrërëndë, e ngarkoj dikë me një detyrë më të lehtë, i shtroj kërkesa më të vogla; ia pakësoj vështirësitëpunë e në jetë. Ia lehtësoi punën (detyrën, barrën). Ia lehtësoi jetesën. E lehtësoi planin. I lehtësoi nxënësit. Ma lehtësoi shumë. Ia lehtësoi dorën dikujt bëri që të veprojë pa pasur shumë kufizime e vështirësi, bëri që të veprojëlirisht.
3. Ia bëj dikujt më të lehtë përgjegjësinë, dënimin, ndëshkimin etj. për një faj a gabim që ka bërë. Ia lehtësoi fajin (dënimin, ndëshkimin, përgjegjësinë).
4. Ia bëj dikujt më të lehtë një sëmundje; e ndihmoj që ta përballojë e ta kapërcejëlehtë një gjendjevështirë materiale a shpirtërore. Ia lehtësoi sëmundjen. Ia lehtësoi plagën (kollën, dhimbjet). Ia lehtësoi vuajtjet (vetminë). Ia lehtësoi gjendjen. Ia lehtësoi zemrën dikujt e shpëtoi nga një ankth, ia hoqi një vuajtje shpirtërore.
Sin.: lenoj, zvogëloj, thjeshtëzoj, thjeshtoj, pakësoj, mundësoj, përkrah, ëmbëlsoj, qetësoj, shkrifëroj, shkujdes, ndihmoj, çliroj, shkarkoj, përmirësoj.
Ia lehtësoi *dorën (dikujt). Ia lehtësoi *plagën (dikujt).

LENIM

LENÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lenoj diçka ose kur lenohem.
2. Veprimi i lirimit nga një detyrë, përgjegjësi ose problem, lehtësim. Lenim i mirëpritur për të gjithë stafin.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.