Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lenohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HARROHEM

HARR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Jepem aq shumë pas diçkaje, sa harroj ku jam ose lë mënjanë çdo gjë tjetër, zhytem thellë në një punë, mbetem pas diçkaje duke u shkëputur prej çdo gjëje përreth; habitem shumë, shastisem. Harrohetpunë. Harrohetkujtime. Harrohet pas librave. U harrua pas zogjve. Harrohet duke luajtur.
2. vetv. Bie në një gjendje dremitjeje, me zë gjumi për pak kohë; kotem. U harrua plaku. U harrua nja një orë.
3. vetv. Qëndroj për shumë kohë diku larg; shkoj diku e kthehem shumëvonë. U harruakurbet. M’u harrua djali. Ku u harrove kështu?
4. vetv. Shkoj kohën e heq mërzinë duke u marrë me diçka. Harrohem me djalin. Harrohej me tespihet.
5. bised., vetv. Matufosem; prishem nga mendtë, çmendem. U harrua plaku.
6. vetv., vet. vet. v. III (zakon. me pjesëzën mohuese nuk, s'). Nuk mbahet mend, nuk kujtohet dot; (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore)del nga mendja. U harrua ajo fjalë (ajo kohë). S'harrohet kurrë. S'më harrohet ajo ditë.
7. vetv., vet. vet. v. III Del nga kujtesa, pushonqeni shprehi, nuk përdoret më, lihet, humbet. Zanatin po s'e punove, harrohet. Zakonet e mira s'harrohen. Gjuha e nënës nuk harrohet.
8. pës. e HARRÓJ.
Sin.: hutohem, habitem, shastisem, jepem, kotem, vonohem, matufosem, lenohem, çmendem, humbem.
Iu harrua (iu shua, i humbi) *emri (dikujt) shpërf.

LEHTËSOHEM

LEHTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Heq një pjesëpeshësmbaj përsipër, e bëj më të lehtë ngarkesën; kund. rëndohem. U lehtësua ca nga plaçkat (nga barra, nga armatimet).
2. vetv. Bëhem më i lehtëpeshë, rëndojpak nga ç’kam qenëparë; kund. rëndohem. Është lehtësuartrup.
3. vet. v. III (zakon. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). zvogëlohet një barrë e rëndë, një detyrë a një përgjegjësikam, më pakësohen vështirësitë, më bëhet më e lehtë puna e jetesa; kund. rëndohet. Iu lehtësua puna (detyra, jetesa). U lehtësua kooperativa. Iu lehtësua përgjegjësia (faji).
4. vet. v. III Bëhet më i lehtë; vjen në një gjendje më të lehtë a më pakvështirë, përmirësohet; kund. rëndohet, keqësohet. Iu lehtësua sëmundja. Iu lehtësuan dhimbjet. Është lehtësuar gjendja. Iu lehtësua jetesa.
5. vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). Bëhemmirë (kur vuaj nga ndonjë sëmundje), më pakësohen dhimbjet a vuajtjet e shkaktuara nga një sëmundje. M’u lehtësuan veshët. M’u lehtësua koka. Iu lehtësuan dhimbjet (vuajtjet).
6. fig. Çlirohem në një farë mase nga një barrë a nga një ndjenjë e rëndë, nga një brengë, nga një ankth etj., qetësohem disi pas një fatkeqësie, më pakësohen vuajtjet shpirtërore. U lehtësuazemër (në shpirt). U lehtësua kur mori vesh se i biri ishte gjallë. Kohët e fundit është lehtësuar mjaft.
7. fig. Bëhem i lehtë nga mendja, bëhem matuf, matufosem, rrëgjohem. U lehtësua shumëpleqëri.
8. pës. e LEHTËSOJ.
Sin.: lenohem, çlirohem, shpëtoj, lirohem, humbas, zvogëlohet, thjeshtëzohet, thjeshtohet, përmirësohet, qetësohem, shkujdesem, matufosem, rrëgjohem.
M’u lehtësuan *krahët. Është lehtësuar nga *mendja (dikush). M’u lehtësua *shpirti (zemra).

LENIM

LENÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lenoj diçka ose kur lenohem.
2. Veprimi i lirimit nga një detyrë, përgjegjësi ose problem, lehtësim. Lenim i mirëpritur për të gjithë stafin.

LENOHEM

LEN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., bised. Lehtësohem. Është lenuar nga sëmundja. U lenua nga barra. Është lenuarzemër. U lenua kur ia tha.
2. fig. Bëhem i lehtë nga mendja, më lë mendja (zakonisht kur plakem). U lenua plaku. Është lenuar nga mendtë (nga trutë).
3. pës. e LENÓJ.
Sin.: lenohem, lehtësohem, matufosem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.