Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lemerisem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BINDOSEM

BINDÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Habitem, çuditem, befasohem; tronditem; lemerisem. U bindos nga tërmeti.
2. pës. e BINDÓS.

LEMERISJE

LEMERÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lemeris dikë ose kur lemerisem.
2. Frikësim i madh, tmerr.
3. fig., bised. Mundim i madh, sfilitje.
Sin.: llahtarisje, lebetitje, rraskapitje.

LLAHTARISEM

LLAHTARÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. bised., vetv. Frikësohem shumë, tmerrohem; lemerisem. U llahtarisgjumë.
2. pës. e LLAHTARÍS. U llahtarisëm nga tërmeti. U llahtaris nga ajodëgjoi.

MEROHEM

MER/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Vuaj shumë. Merohej fshati për një pikë ujë.
2. vetv. Lodhem shumë, rraskapitem. U merua gjithë natën pa gjumë. U merua duke priturstacion.
3. vetv. Tmerrohem. U merua kur pa skenën e krimit.
4. pës. e MERÓJ.
Sin.: vuaj, lodhem, rraskapitem, tmerrohem, lemerisem, muritem.

MNEREM

MNÉR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më zë frika, frikësohem shumë, tmerrohem. Kur pa ariun, ajo u mner.
2. vetv. Marr frikë nga diçka aq shumë sa më bëhet e padurueshme, ndiej aq mner sa nuk duroj dot (me një trajtëshkurtërpëremrit vetorrasën dhanore). Iu mnerua jeta.
3. pës. e MNER. Njerëzit u mnerën nga ky dënim.
Sin.: frikësohem, trembem, tmerrohem, merohem, lemerisem, lebetitem.

MURITEM

MURÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv.fut frikën, më bënfrikësohem.
Sin.: frikësohem, merohem, tmerrohem, lemerisem.

TMERROHEM

TMERR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. hyn tmerri, më zë tmerri, frikësohem shumë. Tmerrohet kur e mendon. U tmerruan kur e panë.
2. pës. e TMERRÓJ.
Sin.: lemerisem, lebetitem, tromaksem, llahtarisem, shpifet, dridhem, ngjethem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.