Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lektis”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LEKTISEM

LEKTÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Lektis. U lektisa për t’i dëgjuar zërin. Iu lektis zemra e ka marrë malli shumë për dikë.
Sin.: mallohem, përmallohem, mallëngjehem, vuaj.

LEKTISJE

LEKTÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur lektis apo kur lektisem për dikë.
2. Gjendja e të lektisurit për dikë, dëshirë e madhe për diçka. Lektisja pas fëmijëve.
3. Mall i madh për dikë; vuajtje e thellë shpirtërore. Lektisje dashurie.
Sin.: mall, përmallim, mallëngjim, vuajtje.

ZHAP

ZHÁPI vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Bëj që të fishket e të varet; e bëj si zhapë. Foshnja ia zhapi gjirin s’ëmës. Më zhapi ky i paqenë, m’i bëri gjiret si lëvere.
2. fig. E lodh shumë, e rraskapit dikë. E kam zhapur nusen këto ditët e dasmës.
Sin.: shtrydh, fishk, lodh, rraskapit, lektis, ligështoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.