Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTORIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Dhënia e së drejtës për të kryer një veprim të caktuar sipas ligjit; dhënie e lejes nga një person, nga një institucion ose nga një autoritet për të kryer një veprim specifik ose për të ushtruar një të drejtë të ligjshme ose zyrtare. Autorizimi i gjykatës. Autorizim banke. Me autorizim të organeve. Autorizim me shkrim. Autorizim gojor. Autorizim i përhershëm. Kam autorizimin e dikujt. Marr autorizim prej dikujt. Flas me autorizim.
2. Shkresë me të cilën i jepet e drejta dikujt të kryejë një punë në emër të atij që e ka lëshuar këtë shkresë; dokument zyrtar që e lejon dikë për të bërë një veprim a një punë. Autorizim për shtëpi. Autorizim për gjueti (për tërheqjen e të hollave). Lëshoj (jap) autorizim. Kam (marr) autorizim. Lejohet me autorizim. Kërkoj autorizim.
✱Sin.: leje, lejim, mundësi, ngarkesë.
LE pj. 1. Përdoret para foljesh në lidhore, kur japim një urdhër a një udhëzim në mënyrë të zbutur ose kur shprehim një kërkesë a një grishje si nxitje, si lejim, si pëlqim, si miratim etj. - Le të nisen sa më parë! - Le të hidhemi në një çështje tjetër! - Le të ecim në shembullin e më të mirëve!
2. Përdoret kur duam të ripohojmë diçka me gjithë kundërshtimin e dikujt, kur duam të mos e zëmë më në gojë diçka etj.; lëre. - Le të mos u pëlqejë! - Le të thonë ç’të duan! - Le, ç’ka për të vajtur më vonë! - Le, po s’po na lënë të qetë edhe këta tani!
LIRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çliroj një vend, një popull ose një grup nga pushtimi, robëria ose shfrytëzimi. Lirimi i vendit. Lirimi si akt çlirimi kombëtar e shoqëror. Dita e lirimit.
2. Nxjerrja e një personi nga burgu dhe lënia e tij i lirë në qarkullim. Lirimi nga burgu. Pas lirimit nga burgu, ai u integrua në shoqëri.
3. Heqja nga shërbimi ushtarak ose shkarkimi nga një detyrë për ta shpënë a caktuar në një detyrë a funksion tjetër. Lirimi nga ushtria. Lirimi nga detyra. Doli në lirim.
4. Lehtësimi i dikujt nga një barrë, punë ose detyrim. Lirimi nga përgjegjësia. Provimet e lirimit.
5. Zgjidhja ose lëshimi i një kafshe nga lidhja ose mbyllja për ta lënë të qarkullojë. Lirimi i kuajve. Lirimi i qenit nga zinxhiri.
6. Zbrazja e një hapësire ose e një objekti; lënia e lirë e vendit; tërheqja e forcave nga një zonë. Lirim i mjedisit. Lirimi i koshit të mbeturinave. Lirimi i qytetit. Lirimi i objektit sipas urdhrit.
7. Zbutja e shtrëngimit të një objekti të lidhur fort ose të veshur ngushtë. Lirim i rripit (i nyjes, i frenave, i vidhës).
8. Pakësimi ose zhdukja e një dhimbjeje trupore. Lirimi nga dhimbja. Lirimi nga lindja. Pas lirimit të dhimbjes, trupi hyri në gjendje qetësie.
9. Shkëputja ose çlirimi i diçkaje materiale që nuk rri më e lidhur fort. Lirimi i dërrasave.
10. Ulja e çmimit të një malli. Lirimi i çmimit të frutave (perimeve, bulmetit.)
11. Shfajësimi i dikujt nga një faj ose akuzë. Lirimi nga faji.
12. Çlirim i energjisë ose i një substance nga një trup, nga një proces kimik ose fizik. Lirimi i energjisë (i nxehtësisë). Lirimi i gazeve.
✱Sin.: çlirim, zhburgim, shëlbim, shëlbesë, zhdetyrim, lehtësim, lëshim, zbrazje, shmangie, largim, lejim, shmangie, shtendosje, zhbllokim, zbërthim, zhvidhosje, lindje, pjellje, lirësim, shfajësim, ulje.
MAKÁR pj., bised. 1. Përdoret për të shprehur miratim, lejim a pranim, por pa dëshirë (me folje në mënyrën lidhore). Makar le të jetë (le të bëhet) edhe kështu! Makar le të vijë edhe ai.
2. Përdoret për të shprehur dëshirë; të paktën, së paku; qoftë edhe... (me folje në mënyrën lidhore). Makar të binte një shi. Makar të me jepte gjysmat. Makar nesër, por ta sjellë. E shijoj çdo gjë që ha, makar bukë e djathë.
MIRATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur miratoj dikë a diçka ose kur miratohem. Miratim i plotë. Miratimi i planit (i vendimit, i dekretit, i ligjit). Brohoritje (thirrje) miratimi. Fjalë miratimi. Në shenjë miratimi. Jap (marr) miratimin. E pa me miratim. E paraqitën për miratim.
✱Sin.: pranim, pëlqim, aprovim, lejim, pohim, përkrahje, pajtim.
MOSLEJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Ndalimi i kryerjes së një veprimi, të një pune, të një veprimtarie të caktuar etj.; veprimi dhe gjendja kur nuk e lejoj dikë a diçka ose kur nuk lejohem; kund. lejim. Moslejimi i shfaqjeve të huaja. Moslejimi i shfrytëzimit (i dallimit racial). Moslejimi i punës së të miturve (i martesës me mblesëri). Moslejimet e lojtarëve nga klubet të vijnë në ekipin kombëtar.
NDALÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ndaloj dikë a diçka ose kur ndalohem nga dikush a nga diçka; kund. lejim. Ndalimi i punës. Ndalimi i zjarrit. Ndalimi i gjakut. Ndalimi i armëve bërthamore. Ndalim kalimi. Ndalim i punimeve. Ndalim hyrjeje. Ndalimi i dhunës në familje. Ndalim ushtrimi të funksionit. Ndalime ligjore.
2. bised. Porosi ose urdhër për të mos bërë diçka. Iku, me gjithë ndalimet e s’ëmës.
✱Sin.: pushim, ndalje, qëndrim, shkyçje, ndërprerje, pengim, arrestim, paraburgim, shuarje, reshtje, ndalesë, porosi, pezullim, mbyllje, ngelje, mbajtje, prerje, përqendrim.
TOLERÁNC/Ë,~A f. 1. Aftësia apo gatishmëri për të toleruar ekzistencën e opinioneve a sjelljeve që dikush nuk i pëlqen apo nuk është dakord me to; kund. fanatizëm, intolerancë. Përfiton nga tolelanca e tij. Nuk është një e drejtë, është thjesht tolerancë.
2. mjek. Aftësia që ka dikush për të duruar vazhdueshëm pa reaksion konsumimin e një ushqimi a ilaçi apo ekspozimin ndaj kushteve mjedisore të caktuara; kund. intolerancë.
✱Sin.: mirëkuptim, shpirtgjerësi, liberalizëm, lejim, respekt, durim, lejesë, shmangie.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë