Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARRÉST,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Paraburgim, ndalim, mbajtje e përkohshme nën rojë e një personi nga autoritetet ligjore, zakonisht nga policia, për shkak të dyshimit për kryerjen e një krimi ose të shkeljes së ligjit; ndëshkim disiplinor për ushtarakët, duke i mbajtur të mbyllur në një vend për një kohë të caktuar. Është në arrest me burg. Arrest disiplinor. Arrest kazerme. Mban (vë) në arrest. Caktoi arrest. Arrest legal. U krye arresti. Vendosja në arrest.
2. Masë ligjore që ndërmerret për të siguruar që një person do të paraqitet përpara drejtësisë, që të mos arratiset dhe të mos pengojë hetimet. Arrest shtëpie. Masë e arrestit shtëpiak. Arrest me burg.
✱Sin.: paraburgim, burgim, burgosje, ndalim, arrestim, ndëshkim.
ILEGÁL,~E mb. 1. Që jeton, që vepron e që lufton i fshehur kundër regjimit e rendit në fuqi; kund. legal. Luftëtarët (të rinjtë) ilegalë.
2. Që bëhet a që zhvillohet fshehurazi organeve qeveritare të një vendi për të luftuar e për të përmbysur regjimin e pushtetin e këtij vendi. Mbledhje ilegale. Veprimtari (punë, luftë) ilegale. Jetë ilegale. Bazë (qendër) ilegale.
3. Që është i fshehur e që s’duhet ta dinë të tjerët. Njeri ilegal. Në mënyrë ilegale.
4. I ndaluar me ligj, i paligjshëm; që botohet fshehtas; kund. legal. Shtypi ilegal. Gazetë (revistë) ilegale. Organizatë ilegale.
✱Sin.: i paligjshëm, i ndaluar, i fshehur, konspirativ.
LEGÁL,~E mb. Që vepron, që bëhet ose që zhvillohet jo fshehurazi organeve shtetërore të një vendi, që e dinë të gjithë, i hapët; që lejohet nga ligjet në fuqi, që nuk është nxjerrë jashtë ligjit dhe nuk ndalohet e nuk përndiqet zyrtarisht nga regjimi në fuqi; kund. ilegal. Organizatë legale. Lëvizje legale. Veprimtari legale. Mbledhje legale. Shtypi legal. Me mjete legale.
✱Sin.: i hapur, i ligjshëm.
LIGJÓR,~E mb. Që lidhet me ligjet dhe me zbatimin e tyre; që është pranuar a është njohur me ligj, që pajtohet me ligjin, që e jep ligji, i ligjshëm; kund. jashtëligjor. Çështje ligjore. E drejtë ligjore. Veprim ligjor. Barazi ligjore. Nga pikëpamja (nga ana) ligjore. Mjekësia ligjore (mjek.) degë e mjekësisë që ndihmon organet e hetuesisë e organet gjyqësore për të sqaruar rrethanat e një krimi.
✱Sin.: i ligjshëm, juridik, legal, i përligjshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë