Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RRETHAK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Rrethoj. Rrethakuan qytetin. I rrethakonin arat me gardh.
✱Sin.: rrethatoj, qarkoj, qerthulloj, gardhoj, ledhoj, mbyll, ngujoj, bllokoj.
RRETH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vë a ngre rreth e përqark një vendi një mur, një gardh etj. për ta veçuar a për ta mbrojtur; i vë përreth diçka. Rrethoj me pemë. Rrethoi gjithë oborrin e shtëpisë.
2. Zë shtigjet nga të gjitha anët e një vendi për të kapur atë që është brenda. E rrethoi në të katër anët. Rrethuan gjahun.
3. Zë vend me të tjerë përreth dikujt a diçkaje, mblidhet rreth dikujt; e vë në mes, qarkoj. Nxënësit e rrethuan mësuesin. E rrethuan vatrën.
4. usht. Përqendroj trupa ushtarake përreth një qendre të banuar a një ushtrie kundërshtare për ta detyruar të dorëzohet; i marr krahët një ushtrie duke i mbyllur rrethin; kund. çrrethoj. Rrethuan kështjellën. E rrethoi me ushtri me tanke.
5. fig. Tregoj në mënyrë të vazhdueshme kundrejt dikujt një ndjenjë a një kujdes të veçantë; i krijoj kushte të caktuara përreth. E rrethoi me të gjitha të mirat.
6. edhe fig., vet. v. III Ndodhet përreth dikujt a diçkaje; është përqark dikujt a diçkaje në një marrëdhënie të caktuar; e mbështjell, e qarkon. Bota që na rrethon. Vendet që e rrethojnë.
7. I vë rrathë (fuçisë etj.). Rrethoj fuçinë.
✱Sin.: rrethakoj, rrethatoj, qerthulloj, gardhoj, ledhoj, mbyll, ngujoj, bllokoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë