Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LAJKATÚAR (i, e) mb. I përkëdhelur, i ledhatuar. Vajzë e lajkatuar.
PEKULEMÁDH,~E mb. I ledhatuar, i përkëdhelur.
PËRHÓSHUR (i, e) mb. I përkëdhelur, i ledhatuar.
PËRKËDHÉLUR (i, e) mb. 1. Që e duan më shumë prindërit, që përkëdhelet më shumë, të cilit i bëhen lëshime më shumë se fëmijëve të tjerë. E kishin djalë të përkëdhelur.
2. keq. Që është edukuar keq, duke ia plotësuar tekat e trillet, që është përkëdhelur tepër, i llastuar. Fëmijë i përkëdhelur.
✱Sin.: i ledhatuar, i llastuar, ledhatar, dhelatar, i dhelur, i lajkatuar, i lazdruar, lazdrak, i zdatur, pekulemadh, kanakar.
TORORÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Hedh a pres foshnjën vogël nëpër duar për ta gëzuar dhe për ta ledhatuar, ose diçka tjetër për të luajtur me të. Tororis djalin (vajzën). Tororis mollën (topin).
2. Vë foshnjën në gjumë duke i kënduar ninulla e duke e përkundur.
3. fig. Sorollat kot dikë; e vonoj dikë duke e mbajtur me fjalë. Mos e tororis, të gjorin.
4. Zgjat a zvarrit shumë një punë. E ka ves që i tororis punët.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë