Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lebrosem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GËRBULEM

GËRBÚL/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Sëmurem nga gërbula, më bie gërbula.
2. Ndyhem, fëlliqem.
3. fig. Mbushem plot me diçka, marr me shumicë; ngjishem. U gërbul me katra. U gërbul me para. U gërbul me fruta.
Sin.: lebrosem, fëlliqem, ndyhem, mbushem, ngjeshem.

STROKEM

STRÓK/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Më zë stroka. U strokuan dhitë. Qentë e rrugës ishin strukur.
Sin.: zgjebosem, zgjebem, kromosem, lebrosem.

ZGJEBOSEM

ZGJEBÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Më zë zgjebja, më bie zgjebja. U zgjebosën dhitë. Po ndenje me qen, në mos do të ngordhësh, do të zgjebosesh. (fj. u.).
Sin.: zgjebem, kromosem, lebrosem, zhugem, fëlliqem, qelbem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.