Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►HALÍT/EM jovep., ~A (u), ~ÚR krahin. 1. vetv. Llastohem, përkëdhelem, marr liri të tepruar. Halitem nga e mira. Pse po haliteni kështu?
2. vetv. Ngacmohem me dikë, shpohem, cytem me të. Një plakë kujdesej për fëmijët që të mos haliteshin nëpër shtëpi.
3. pës. e HALÍT.
✱Sin.: ledhatohem, dhelem, përkëdhelem, llastohem, lazdrohem, lazmohem, ngacmohem shpohem, cytem.
►LÚT/EM jovep.,~A (u), ~ÚR vetv. 1. (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) I drejtohem dikujt me të mirë, me fjalë të buta e me mirësjellje dhe i kërkoj diçka, i shpreh dëshirën time dhe e grish që ta plotësojë etj.; i drejtohem dikujt që të më ndihmojë për diçka. Iu lut që ta mbante. Të lutem si shok (si mik). Të lutem të vish sa me shpejt. Iu lut shumë, po se dëgjoi. Nuk ka për t'iu lutur kurrë. Mos iu lut kot!
2. E dëshiroj dhe e kërkoj me gjithë shpirt diçka, uroj që të ngjasë. Lutet me gjithë zemër që të vijë.
3. Përdoret në mënyrën urdhërore (së bashku me trajtat e shkurtra të përemrave vetorë të, ju në rasën kallëzore), kur i përgjigjemi dikujt me mirësjellje, kur pranojmë kërkesën e tij ose miratojmë atë që ka thënë më parë (në kuptimet “s'ka për se”, “s'ka gjë”, “po si jo” etj.). Të falem nderit! - Të lutem! Më falni që ndodhi kështu! - Ju lutem! A ta marr pak këtë? - Ju lutem!
4. fet. I falem a i drejtoj lutje një hyjnie ose një shenjti; kryej lutjet gjatë një riti. I luteshin zotit. S’i luten më perëndisë. Luteshin nëpër kisha.
✱Sin.: përbehem, përlëkurem, përshpirtem, përfalem, lazmohem, lazmitem, lëvarem, përulem, përvarem, lëpihem, truhem, përgjërohem, hirohem.
►LËPÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Shkoj gjuhën mbi buzët e mia; lëpij veten. Hante e lëpihej. Macja po lëpihej.
2. vetv., vet. v. III Shkon a rrjedh ngjitur mbi sipërfaqen e diçkaje a anës diçkaje; puthitet pas diçkaje. Flakët lëpiheshin pas oxhakut. Lumi lëpihej pas bregut. Uji lëpihet pas shtambës (kur derdhet nga buzët). Flokët i lëpiheshin në kokë.
3. fig., keq., vetv. Krihem e ndreqem në mënyrë të stërholluar; pispillosem.
4. fig., keq., vetv. I vij rrotull dikujt e i bëj lajka me përulësi; i përulem shumë dikujt për të përfituar diçka a i lutem shumë për të më bërë një të mirë; kam shumë dëshirë të shtie në dorë diçka. Nuk i lëpihet askujt. U lëpihej bejlerëve. I lëpihej pasurisë (prikës). S'është nga ata që lëpihen.
5. fig.,keq., vetv. Kam marrëdhënie shumë të ngushta me dikë; puthem. Është lëpirë me armikun.
6. pës. e LËPIJ.
✱Sin.: puthitet, krihem, ndreqem, lajkatohem, lëvarem, përulem, lazmohem, lazmitem, varem, puthem, puqem.
►PËRKËDHÉL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. I sillem dikujt rreth e rrotull duke iu fërkuar, për t’i shprehur ndjenja dashurie a dashamirësie. Përkëdhelet fëmija. I përkëdhelej t’et pas supit. Mos u përkëdhel ashtu!
2. vetv., vet. v. III I fërkohet dikujt me trup pas këmbëve etj. (për qenin e për kafshë të tjera shtëpiake). I përkëdhelej të zotit. I përkëdhelej nëpër këmbë.
3. pës. e PËRKËDHÉL.
✱Sin.: ledhatohem, dhelem, fërkohem, llastohem, lëmohem, lazdrohem, vidulohem, përgëzohet, lajkatohem, lazmohem, lurtohem, zbunohem, zdatem, lëmesem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë