Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lazdrim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARGALISJE

ARGALÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. Dëfrim, zbavitje; ngacmim sa për lojë me dikë. Argalisje gazmendi. Argalisje e tepruar.
Sin.: argëtim, dëfrim, zbavitje, lazdrim, ngacmim, ngucje, provokim.

BËLNYRJE

BËLNÝRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET krahin. 1. Veprimi kur bëlnyr dikë a kur bëlnyrem; përkëdhelje, lazdrim.
2. Gjendja kur bëlnyrim dikë a kur bëlnyremi.

PËRBUSHTIM

PËRBUSHTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Llastim; lazdrim.

VIDULIM

VIDULÍM,~I m. 1. Veprimi kur viduloj a kur vidulohem. Vidulimi i fëmijës. E merr me të mirë me vidulim. Vidulim i tepruar. Vidulimet e tepruara nuk janëmira. Mos e mëso me vidulime.
2. Gjendja kur viduloj a kur vidulohem. Është mësuar me vidulim e miklim. Është mësuar keq me vidulime.
Sin.: miklim, ledhatim, përkëdhelim, zbunim, lazdrim, llastim.

ÇKALITJE

ÇKALÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çkalit diçka ose dikë.
Sin.: çapitje, prashitje, ledhatim, përkëdhelje, lazdrim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.