Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PLAGÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. I bëj plagë dikujt në një pjesë të trupit, i shkaktoj një plagë. Plagosi disa veta. E plagosi në krah (në këmbë). E plagosi me pushkë (me gur). E plagosën rëndë (lehtë, për vdekje). E plagosi pa dashur.
2. I shkaktoj një bime një të çarë; e godas me diçka të fortë dhe e dëmtoj. Plagosi fidanin. Plagosi rrënjën (trungun).
3. fig. I shkaktoj dikujt një dhembje të madhe shpirtërore, e lëndoj në shpirt, e pikëlloj, e brengos; e prek rëndë. I plagosi zemrën. I plagosi sedrën.
✱Sin.: plag, plagoj, lëndoj, varroj, shitoj lëvarr, lavos, vras, pikëlloj, brengos, fshik, godit, gjakos, qëlloj, shemb, mbret (mbres), shkel, shtyp, gandoj, copëtoj, dërrmoj, shajtoj, çaj, dëmtoj, prek, hidhëroj.
♦ Më plagosi *zemrën (shpirtin) (dikush a diçka).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë