Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BISHTDRÉDHUR mb. 1. Me bisht të dredhur. Kec bishtdredhur.
2. përçm. Që shkon me të tjerë, e përdalë (për femra). Grua bishtdredhur. Femra bishtdredhura.
✱Sin.: kurvë, prostitutë, putanë, zuskë, lavire, bishtlëvizur, bishtlëshuar, e përdalë, e lëvizur, bushtër, buçe.
BRIMÁDH,~E mb. 1. Që i ka brirët të mëdhenj. Ka brimadh. Lopë (dhi) brimadhe.
2. vet. f., fig., përçm. Që bën turpe, e përdalë, bishtdredhur; që nuk i qëndron besnike burrit (për gruan); lavire, bushtër.
3. vet. m., fig. Brinar. Kullurjotë brimëdhenjtë. (folk.).
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: banerë, bushtër, kuçkë, lavire, lushë, dosë, dosare, thineshë, gore, zuskë, kurvë, putanë.
FÚRD/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. ndërt. Copë druri e nxjerrë me sëpatë nga një trung, që përdoret për të mbuluar çatitë e shtëpive, të kasolleve etj. në viset malore; flugë. Çati me furde pishe.
2. Send pa ndonjë vlerë, mbeturinë që hidhet tej; rraqe. Hodhi furdet në koshat e mbeturinave.
3. fig. Vajzë a grua që nuk ka qëndrim të mirë moral; lavire. Sjellje prej furdeje.
✱Sin.: flugë, vjetërsirë, mbeturinë, rraqe, lavire.
HALLÁJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ajo që merret me pastrimin dhe ruajtjen e higjenesë së një vendi, mjedisi të caktuar kundrejt një pagese, shërbëtore, skllave.
2. keq. Ajo që nuk gjykon e vepron thellë e drejt; që vepron pa mend në kokë, që nuk i mendon mirë ato që thotë e që vepron; mendjelehta, e përcipta, e cekëta.
3. keq. Femër e përdalë, lavire, kurvë.
✱Sin.: shërbëtore, pastruese, hyzmeqare, skllave, mendjelehtë, e përciptë, e cekët, fyçkë, fyryfyçkkë, mendjefyçkë, mendjepulë, lavire, e përdalë, kurvë, kuçkë, bushtër.
HULÁÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT shar. Lavire.
KÚRV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Grua a vajzë e përdalë; prostitutë, lavire.
✱Sin.: prostitutë, lavire, zuzare.
♦ Stambolli digjet e kurva krihet përb. vulg. thuhet për dikë që nuk e prish qetësinë e vet e s’do t’ia dijë para një rreziku a fatkeqësie të madhe, para një gjëme që ka rënë; tjetrit i digjet mjekra e ti kërkon të ndezësh cigaren.
PICIFÉRR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Grua e përdalë, grua e lëvizshme, piliherdhe.
✱Sin.: bishtdredhur, bishtpërdredhur, buçe, bushtër, bythëjashtë, lavire, shkërdhatë, shthuramane, lazdrajkë.
PROSTITÚT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vajzë a grua që merret me prostitucion, punonjëse seksi; eskortë.
2. fig. Dikush që shkel bindjet a parimet për përfitime personale, veçanërisht për të fituar para.
✱Sin.: kurvë, lavire, putanë, e përdalë, bishtdredhur, bythëtundur.
PËRDÁLË (i, e) mb., keq. I shthurur moralisht, që nuk e ruan nderin e vet njeri. Vajzë (grua) e përdalë.
✱Sin.: lavire, prostitutë, i shpërdalë, i shthurur, imoral, i lig, bishtdredhur, bishtpërdredhur, bishtluajtur, bishtlëvizur, bishttundur, bishtlëshuar, brimadhe, bushtër, ligoshe, kurvë, piliherdhe, e pandershme, e lëvizshme, e lëvizur, e lëshuar, qejfleshë, e paqëndrueshme, levarashe, lakandere, lapërdhare, lastroke, lerashe, meçkë, molare, lojcake, lojëse, ligoshe, e shpërdalë, brimadhe, shurrufull, buçe, buçë, shkërdhatë, putanë, i pabrekë, brekëlëshuar, çengi, kuçkë, furde, xhadi, zuskë, dosë, ngridhë, ngridhkë, çingane.
PËRDÁL/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është e përdalë.
✱Sin.: lavire, prostitutë, bushtër, molare, ligoshe, kurvë, piliherdhe, qejfleshë, levarashe, lakandere, lapërdhare, lastroke, lerashe, meçkë, lojcake, lojëse, ligoshe, buçe, buçë, shkërdhatë, putanë, çengi, kuçkë, furde, xhadi, zuskë, dosë, ngridhë, ngridhkë, çingane.
RRUSPÍ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Femër që gjykohet për sjellje morali jokorrekte nga grupi shoqëror ku bën pjesë. Nuk ishte rruspie. Ajo rruspie punonte fshehurazi.
✱Sin.: kurvë, prostitutë, lavire, baxhellë, bushtër, lapere, buçe, zuskë.
SHÁK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Femra e qenit; bushtër, buçe. Shaka bëri katër këlyshë. Shaka lehte e nuk pushonte. E kishte frikë shakën kur ishte me këlyshë të vegjël.
2. Grua e përdalë, lavire. Shakë rrugësh. Këlysh shake. Shakë e keqe!
✱Sin.: bushtër, buçe, gore, lushë, lutë, kudër, langore, e përdalë, lavire.
SHKËRDHÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised., shar. 1. Ajo që është shkërdhyer; lavire.
2. fig. Ai që është imoral. Ai shkërdhata nuk foli.
3. keq. Ai që është i shkathët, por pa vlera e cilësi morale. Nuk lë situatë pa shfrytëzuar ai shkërdhatë.
SHKËRDHELÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET bised., shar. Ajo që është e përdalë; shkërdhelicë, lavire.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë