Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANGËRDÚF/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin., vetv. Fryhem, kapardisem si gjeldet; mbahem me të madh.
✱Sin.: kapardisem, krekosem, ngrefosem, fryhem, mburrem, lavdërohem.
LËMBÚRR/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Lëvdohem shumë në sy të të tjerëve, mbahem me të madh, mburrem, kapardisem. Lëmburrej shumë.
✱Sin.: lavdërohem, mburrem, kapardisem.
►MBÚRR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Mburr veten përpara të tjerëve; e vlerësoj veten përpara të tjerëve më lart se sa e meritoj, më pëlqen a e kam zakon të lavdëroj veten, lëvdohem. Mburret shumë përpara të tjerëve. Mos na u mburr kështu! Mburret (lëvdohet) në të thatë (për së thati) mburret kot.
2. vetv. E ndiej veten krenar për dikë a për diçka, jam kryelartë për të, krenohem. Mburrem që jam shqiptar. Mburrem për fitoret e ekipit tim. Mburren me nxënësit gjeni.
3. pës. e MBURR.
✱Sin.: lavdërohem, lëvdohem.
►PËRLAVDËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. përf., vetv. Lavdërohem.
2. pës. e PËRLAVDËRÓJ.
►SHÁ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. I themi njëri-tjetrit fjalë e shprehje të rënda, fyese e të pahijshme, e quajmë njëri-tjetrin me emra të këqij, i vëmë njëri-tjetrit nofka të këqija për ta tallur a për ta fyer; përshahem me fjalë me dikë, zihem, shamatohem; kund. lavdërohem. U shanë në rrjetet sociale. U shanë e u grindën me fjalë shumë të rënda. Mos u shani! Shahen dhe përqafohen.
2. vetv. Them fjalë qortuese e grindem për diçka, bërtas, bëj shamatë. Shahem me veten. Shahet kot.
3. pës. e SHAJ. U sha nga babai vetë. U shanë nga opinioni publik.
✱Sin.: përshahem, hakërrohem, kanosem, gërmushem, shamatohem, grindem, zihem, bërtas.
♦ S’është për t’u sharë (dikush a diçka) vlen edhe kështu siç është, nuk është aq i keq, pranohet; është mjaft i mirë; nuk është për t’u hedhur poshtë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë