Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ENËLÁRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që lan enët e kuzhinës. Kishte filluar punë si enëlarës. Nga enëlarës në milioner. Në kuzhinë kishte tre enëlarës të zhurmshëm.
2. Pajisje a makinë që lan enët; lavastovilje. Lidhni enëlarësin me furnizimin e energjisë. Vrima rrjedhëse nga enëlarësi lidhet me sifon. Montohet tek enëlarësi.
ENËLÁRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vajzë a grua që lan enët. Punon si enëlarëse në një restorant. Puna e saj e parë në emigracion ishte enëlarëse. Enëlarësja me kapuç të bardhë.
2. Makinë që lan enët, lavastovilje. Çfarë ndodh brenda një enëlarëseje. Bleva një enëlarëse. Enëlarëset laboratorike. Kapsulat përdoren te enëlarëset.
PJATALÁRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që lan pjatat në një restorant etj.
2. Pajisje elektroshtëpiake që lanë enët, lavastovilje.
✱Sin.: lavapjatë, enëlarëse, lavastovilje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë