Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk digjet më; i fikur; kund. i ndezur. Urë të shuara. Thëngjij të shuar. Cigare e shuar. Zjarr i shuar.
2. Që është i pandezur, që nuk ndriçon më; i fikur; kund. i ndezur. Yje të shuara. Me drita të shuara.
3. Që nuk punon më, që i është shkëputur energjia elektrike; i fikur; kund. i ndezur. Kompjuter i shuar. Me celular të shuar.
4. Që nuk është më aktiv, që ka pushuar së nxjerri lavë e hi (për vullkanet). Lavë e shuar. Vullkan i shuar.
5. Që është i dobësuar sa mezi dëgjohet; i mekur, i dobët. Me zë të shuar. Gjëmim i shuar. Rënkime të shuara.
6. Që ka humbur shkëlqimin, që nuk ndrin, që duket si pa jetë. Me sy të shuar. Ngjyra si të shuara.
7. fig. Që është zhdukur, që nuk është më. Heronj të shuar. Qytetërimet e shuara.
8. Që është fshirë a është prishur me një vizë mbi të. Ka ca fjalë (pjesë) të shuara. Dorëshkrimi kishte shumë rreshta të shuar.
9. fig., bised. Që i kanë vdekur të gjithë njerëzit, që ka mbetur fare pa njeri, i shkretë, qyqar; që ka mbetur pa fëmijë. Fis i shuar. Familje (shtëpi, vatër) e shuar. Oxhak i shuar.
10. Fatzi, i mjerë, i gjorë, i ngratë, qyqar. I shuari djalë. E shuara vajzë.
11. euf. I vdekur. Më mirë i shuar se i turpëruar. (fj. u.). Më mirë i shuar se gjallë e i harruar. (fj. u.).
12. Që i është hedhur ujë për ta tretur, për ta zbutur etj., i tretur në ujë. Supë e shuar me verë. Raki e shuar. Gëlqere e shuar.
♦ Me *sy të shuar. Me *zë të shuar (të mekur).
✱Sin.: i fikur, i mbyllur, i fashitur, i platitur, i mekur, i nemitur, i dobësuar, i venitur, i rraskapitur, i shkretuar, i rrënuar, i shlyer, i prishur, i pajetë.
VULLKÁN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. gjeog., gjeolog. Grykë e madhe e hapur, zakonisht në majë të një mali, nga e cila dalin prej thellësisë së tokës gazra të nxehtë, tymra e lavë. Vullkan i shuar. Vullkan veprues (aktiv). Grykë vullkani. Krateri i vullkanit. Shpërthen (shuhet) vullkani. Zien si vullkan. Buçet si vullkan.
2. fig. Rrezik i madh që qëndron i fshehur dhe që kërcënon dikë; vrull i madh që është grumbulluar a që mund të shpërthejë a shpërthen me fuqi. Vullkani i demonstruesve. Vullkani i urrejtjes popullore. Urrejtja zien përbrenda si vullkan. Vullkani i urrejtjes kundër tiranisë.
VULLKANÍK,~E mb. Që ka të bëjë me vullkanin, që i përket vullkanit; i vullkanit; që del a formohet nga shpërthimi i vullkanit, që krijohet a shkaktohet nga vullkani. Gur vullkanik. Vatër (qendër) vullkanike. Shpërthim vullkanik. Lavë vullkanike. Hiri vullkanik. Rërë vullkanike. Liqen vullkanik. Tërmete vullkanike. Lëkundje vullkanike. Bombë vullkanike (gjeol.). Ishull vullkanik. Shkëmbinj vullkanikë shkëmbinj shpërthimorë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë