Fjalori

Rezultate në përkufizime për “latushë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HEKURLATË

HEKURLÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Sëpatë e shkurtër për latimin e drurit.
Sin.: sëpatë, latore, latushë.

LATOJSË

LATÓJS/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT LatoreI, latushë. Ja ku e ke latojsën.

LATORE
SAKAVICË

SAKAVÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Sëpatë e vogël me bishtgjatë, që e ka mykënkthyer si kërrabë për të kapur dhe ulur degët e pemëve. Pret degët me sakavicë. Çan dru me sakavicë.
Sin.: sëpatë, sake, sakicë, naxhake, cakorre, çokë, kepore, nagaçe, sakë, latë, latoshe, latore, latushë, balltje, balltuke, qylyke, qafore.

SAKICË

SAKÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Sëpatë e vogël me bishtshkurtër. Pret ferrat me sakicë. Nuk dinte as se si ta përdorte sakicën.
Sin.: sëpatë, sake, sakavicë, naxhake, cakorre, çokë, kepore, nagaçe, sakë, latë, latoshe, latore, latushë, balltje, balltuke, qylyke, qafore.
Ia kalon *bishti sakicës.

SETER

SETÉR,~II m. sh. ~A, ~AT vjet. Thikë e madhe. E preu me seter. E mbante gjithmonëmprehur seterin.
Sin.: latushë, hanxhar.

SËPATË

SËPÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vegël dore prej hekuri me teh të mprehtë nga njëra anë, me mykë nga ana tjetër dhe me një vrimë ku futet bishti prej druri, e cila përdoret për të prerë dhe për të çarë dru. Sëpatë e mprehtë. U gjet një sëpatë e lashtë prej guri. E mbante me kujdes presën e sëpatës. E kishte vrarë bishti i sëpatës. Sëpata e druvarit. Mprehte sëpata. Çaj dru me sëpatë. I ra me sëpatë cungut.
2. Vegël e tillë me qafë e me bishtgjatë, që përdorej si armë lufte dhe për t'u prerë kokat të dënuarve me vdekje. Luftëtar me sëpatë. I druheshin sëpatës së xhelatit.
Sin.: sakicë, sakavicë, naxhake, cakorre, çokë, kepore, nagaçe, sakë, latë, latore, latushë, latoshe, balltje, balltuke, qylyke, qafore.
I ra sëpata në *gur (dikujt). Del si *lisi para sëpatës (para sharrës, para farkës) (dikush). Si *lata edhe sëpata keq. E mban sëpatën nën *gunë (dikush). E pret *lisin me një sëpatë (me një të rënë) (dikush). E pret *malin me një sëpatë (me një të rënë) (dikush). Ia preu me sëpatë (dikujt) ia tha hapur, ia tha copë; nuk ia zgjati, nuk i dha mundësikundërshtonte a të parashtronte arsyet e veta për diçka; ia preu shkurt e pa mëdyshje; e kundërshtoi prerazi dhe ashpër; nuk i bëri asnjë lëshim; ia preu me thikë (me brisk). Nuk i pret sëpata (dy herë) në një vend (dikujt) nuk thotënjëjtën gjë dikush, e ndryshon mendimin shpesh; flet kot e pa lidhje, llomotit vend e pa vend. Qan *pylli për sëpatë. (Shkoi, humbi) si sëpata pa bisht (dikush a diçka) humbi krejt dhe kot, shkoi dëm, pa i hyrëpunë askujt; (shkoi) për dhjamë qeni; (shkoi) si qenivresht (në rrush) (dikush); (humbi) si pluhuri në erë; e mori ora e ligë (dikë). Me sëpatën e dardharit haptas, drejtpërdrejt e trashë, pa i rënë rrotull, prerazi e vendosmërisht; pa kursyer asnjë dhe asgjë. Me sëpatëmadhe me kërcënime; me dhunë, me forcë. I vuri sëpatën (diçkaje) shih i vuri kosën (diçkaje). E vret mizën me sëpatë (dikush) e tepronmënyrën a në mjetinzgjedh për të bërë diçkavogël; i zmadhon tepër gjërat; gjuan një zog me top. S’i zë sëpata në një vend (dikujt) nuk i qëndron fjalësdhënë, sillet e flet si t’ia dojë puna; nuk e mban fjalën, nuk është i qëndrueshëm e i besës, e dredh; s’ka lidhje burri (dikush) përb.; (është) mësallë me dy faqe (dikush); e kthen pjatën ngakatër anët (dikush) keq.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.