Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LASHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Vjetrohem, plakem, bëhem i moçëm, lashtohem. Lashtoi shumë. Lashton ditë me ditë.
2. vet. v. III Rritet, zhvillohet më shpejt se zakonisht (për bimët). Lashtoi gruri (misri, duhani).
3. Pjell më herët a para kohe; dështoj. Lashtoi delja (dhia, lopa). Lashtoi nusja. Ka lashtuar dy herë.
4. kal. Bëj një punë herët, e bëj diçka para kohës së zakonshme, hershoj. Lashtoj punën.
5. edhe kal. Shpejtoj për diku, nxitoj, ngutem. Lashtoi për në shtëpi. Lashtonte për të dalë. Lashton kur flet. I lashtuan këmbët.
✱Sin.: vjetrohem, plakem, rritet, zhvillohet, pjell, dështoj, hershoj, shpejtoj, nxitoj, ngutem.
PLÁKUR (i, e) mb. I shkuar në moshë, që është plakur; që ka qenë a ka jetuar prej shumë kohësh, i moçëm; i vjetër. Burrë i plakur. Qen i plakur. Dru i plakur.
✱Sin.: plak, plakaman, plakosh, plakush, plakujë, plakuçan, plakarec, plakaruq, plakarush, plakëricë, plakëmadhe, i mplakur, i vjetër, i shkuar, i thyer, i vjetruar, i moshuar, i moçëm, i lashtuar, i jetosur, jetëngrysur, rrangallë, rrol, rrosh, rrozg.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë