Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DENBABADÉN ndajf., bised. Qysh prej kohëve më të lashta e deri sot, qëkurse mbahet mend, gjysh stërgjyshi; brez pa brezi, gjithmonë. Këtu kanë jetuar denbabaden. Kanë qenë bujq denbabaden. Kështu ka qenë denbabaden.
✱Sin.: gjithmonë, gjithnjë, përherë, ngaherë, kurdoherë, tejendanë, tejembanë, tejefund, lashtas, lashtazi.
DIKÚR ndajf. 1. Shumë kohë përpara, në një të kaluar të largët, njëherë moti, qëmoti; më parë. Si dikur. Na ishte dikur... Jetonin (punonin, hanin, rrinin) bashkë dikur. - Mos harro si ke qenë dikur. Dikur as që kujtohej për të.
2. Ndonjëherë në të ardhmen. Dikur do të vijë edhe ai. Dikur do të pendohet (do ta kuptojë).
3. bised. Së fundi, më në fund. Dikur vendosi. Dikur u duk edhe hëna.
✱Sin.: përpara, njëherë, herët, motit, qëmoti, lashtas, qëkur, qëkuri, ndonjëherë, njëherë.
LÁSHTI (së) [LÁSHTI] ndajf. Në kohë të lashta, në një të shkuar shumë të largët; që nga koha e lashtë; një herë e një kohë, dikur, motit. Një herë lashti. Aty lashti dikur. Asi lashti atëherë. Ka ndodhur lashti. Kanë jetuar së lashti. E trashëguar së lashti.
✱Sin.: dikur, motit, lashtërisht, lashtas.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë