Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LASHTËRÍSHTE mb., vet. f. Që ka prejardhje prej kohëve shumë të vjetra; që ruan tipare të vjetra e përdoret si dikur në të kaluarën; i lashtë. Veshje lashtërishte. Këngë lashtërishte. Gjuha lashtërishte.
NDODHÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Diçka që ka ndodhur me të vërtetë, ngjarje; fakt nga jeta e përditshme. Ndodhi interesante. Mes ndodhisë dhe legjendës. Ndodhitë e fundit. Ndodhitë e rastit. Ndodhi të paharruara.
2. Tregim i shkurtër; përrallë me temë nga jeta e përditshme. Ndodhi tërheqëse. Sajonte ndodhi. I pëlqenin ndodhitë. Ndodhitë e përzgjedhura për botim.
✱Sin.: ngjarje, gjë, ndeshtrashë, e ngjarë, ndodhje, mesele, vaki, lashtërishte, rast, veprim, dukuri, tregim, përrallë, histori, episod.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë