Fjalori

Rezultate në përkufizime për “larushit”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LAROJ

LAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëjlarme diçka, e zbukuroj me lara, e bëj lara-lara; e bëj me njolla. I laroi rrobat (çorapet). Ia laroi fletët misrit.
2. fig. I bëj lajka dikujt, e marr me lajka; e mashtroj.
Sin.: larmoj, larushit, laros, laracoj, njollos, lajkatoj.

LARUSHITEM

LARUSHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Fëlliqem vende-vende, bëhem me njolla, ndotem. U larushitfytyrë (në trup).
2. vet. v. III Bëhet i larmë kur nispiqet, përskuqet, larohet. Është larushitur rrushi. Janë larushitur kokrrat.
3. pës. e LARUSHÍT.

LARUSHITJE

LARUSHÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bëjmë me lara dikë a diçka; veprimi kur larushit diçka ose kur larushitem.
2. Pasurimi i një vepre artistike.
Sin.: njollosje, shumëllojshmëri, llojllojshmëri.

NDYJ

NDY/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. Bëj diçka me baltë, me lyrë, me bojë ose me një lëndë tjetër, e bëjpapastër; përlyej, fëlliq, njollos; kund. pastroj. Ndyj fytyrën (duart, këmbët). Ndyu rrobat. Ndyu vendin ku po punonte. Ndyj me baltë (me vaj, me lyrë). Shkopin, po e ndyvetërë, s’ke ku e kap. (fj. u.) a) po e prishe krejt një punë, s’e ndreq dot më e s’ke nga ta nisësh; b) po pate bërë ndonjë gjë shumëkeqe, s’ke ku të mbahesh më.
2. E bëj t’i vijë ndot për diçka, ia vështiros. Ia ndyu gjellën macja.
3. fig. Cenoj emrin e mirë, i vë njollë, njollos. Nuk e ndyn veten me këto ai.
4. euf., jokal. Dal jashtë, bëj nevojën.
Sin.: ndot, zhyej, fëlliq, ndrag, lyej, përlyej, llangos, qelb, pëgëj, palandyj, palavoj, përshkëllij, katranos, vështiros, neverit, turpëroj, cenoj, njollos, zhulos, prish, djallos, moleps, përdhos, shpërdhos, përzhurg, purth, përpurth, pëlyr, leros, zgjyros, laparos, laturis, larushit, gërbul, ajkoj, llackos, llagavit, vangoj, qurroj, sklloçit, përmut, dhjes, jashtëqit.
Nuk e ndyj (nuk e fëlliq) *dorën (me dikë) përçm. E ndyu (e prishi) *gojën (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.