Fjalori

Rezultate në përkufizime për “larua”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LARMË

LÁRM/Ë (i), ~E (e) mb. 1.është me larandryshme, lara-lara. Lëkurë e larme. Me pendëlarme. Viç (ka, qen) i larmë. Lopë (dhi, dele) e larme. Groshë (fasule) të larme. Me sy të larmë.
2. bised. ndryshon herë pas here, që është herë i kthjellët e herë i vrenjtur (për motin); që ka re të shpërndara (për qiellin). Kohë (ditë) e larme. Mot i larmë. Qiell i larmë.
3. fig. Lajkatar e shtiracak, laragan; dredharak. Njeri i larmë.
4. I larmishëm. Mjetelarme. Ngjyralarme.
Sin.: i larushtë, larik, laragan, laraman, larosh, larok, larash, larë, larak, larakuq, quk, larisk, lacan, balosh, larua, abrash, larush, lacë, i sykëm, sharan, i sharmë, i shkruar, lara-lara, çikalarmë, pikalarmë, pikëlor, cërkalor, cikalor, pika-pika, balash, pulla-pulla, njolla-njolla, lajkatar, i shtirë, dinak, dredharak, i larmishëm.

LAROHEM

LAR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. v. III Bëhet i larmë kur zë të piqet; përskuqet, përshenjet (për disa pemë dhe drithëra). U larua rrushi. Janë laruar qershitë. Është laruar misri.
2. pës. e LARÓJ.
Sin.: laroset, laroshet, laracohet, larushitet, përshenjet.

LAROJË

LARÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Viç a ka i larmë, ka i murrmë me vijalarme, larua. - Kah shkuan larojat, s’po i shoh? Ka larojë.

LARUA

LAR/ÚA,~ÓI m. sh. ~ÓNJ, ~ÓNJTË Ka i larmë. Kishte një larua dhe një lariskë. Erdhi laroi.

LARUA

LAR/ÚA,~ÓI m. sh. ~ÓNJ, ~ÓNJTË Ka i larmë, larash. Kishte një larua dhe një lariskë. Erdhi laroi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.