Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LARTPËRMÉNDUR (i, e) mb., libr. 1. Që është përmendur ose është zënë në gojë më përpara a më lart. Njeriu i lartpërmendur. Kushtet (të dhënat, arsyet) e lartpërmendura. Ngjarjet e lartpërmendura. Shuma e lartpërmendur.
✱Sin.: i sipërpërmendur, i sipërm, i mësipërm, i sipërtreguar, i sipërthënë, i sipërshënuar.
LARTSHËNÚAR (i, e) mb., libr. Që është shënuar më lart; i lartpërmendur. Emrat e lartshënuar. Vendimi i lartshënuar.
✱Sin.: i sipërshënuar, i lartpërmendur.
LARTTREGÚAR (i, e) mb., libr. Që është treguar më lart; i lartpërmendur. Mënyra e larttreguar. Sipas rregullave të larttreguara.
✱Sin.: i sipërtreguar, i lartpërmendur.
MËSÍPËRM (i), ~E (e) mb. 1. Që ndodhet pak me sipër se dikush a se diçka tjetër. Kati i mësipërm. Shtresa e mësipërme. Pjesa e mësipërme.
2. Që është përmendur pak më lart në një vepër të shkruar, përpara diçkaje tjetër, i lartpërmendur. Shembulli i mësipërm. Të dhënat e mësipërme. Kërkesa e mësipërme. Detyrat e mësipërme.
NALTPËRMÉNDUR (i, e) mb., krahin. I lartpërmendur. Gjithnjë sipas studiuesve të naltpërmendur.
PARAPËRMÉNDUR (i, e) mb. I përmendur më parë; i sipërpërmendur, i lartpërmendur. Aktet e parapërmendura. Ngjarja e parapërmendur. Konferenca (veprimtaria) e parapërmendur.
PARATHË́NË (i, e) mb. 1. Që është thënë ose është shprehur më parë (për mendimet, përshtypjet etj.), për të cilin është folur pak më parë. Mendimet e parathëna. Kushtet e parathëna.
2. Që është thënë a është vendosur që më parë se si do të ndodhë në të ardhmen; i paracaktuar. Fund i parathënë. Fati i parathënë.
✱Sin.: i paracaktuar, i thënë, i lartpërmendur, i sipërpërmendur, i paravendosur, i paracaktuar.
POSHTËPËRMÉNDUR (i, e) mb., libr. Që përmendet më poshtë, që zihet në gojë më poshtë; kund. i lartpërmendur. Të dhënat (arsyet) e poshtëpërmendura.
SÍPËRM (i), ~E (e) mb. 1. Që ndodhet më lart në krahasim me diçka tjetër; që është në pjesën mbi diçka tjetër e përballë saj; kund. i poshtëm. Kati i sipërm ishte i banuar. Shtresa e sipërme e asaj parcele toke ishte shumë pjellore. Pjesa e sipërme e luginës kishte një pamje mahnitëse.
2. Që vishet përmbi ndërresat a veshjet e brendshme. Veshjet e sipërme popullore ishin të qëndisura.
3. Që është afër vendit nga i cili buron (për lumin); i epërm; kund. i poshtëm. Rrjedha e sipërme e lumit ishte mjaft e rrëmbyeshme.
4. Që ndodhet në pjesën veriore të një vendi; verior; i epërm. Rruga do të kalonte nga Shqipëria e sipërme.
5. bised. Që përmendet diku më lart, i mësipërm, i lartpërmendur. Veprimet e sipërme nuk ishin të përshtatshme.
SIPËRPËRMÉNDUR (i, e) mb. Që është përmendur më lart në një shkrim a në një ligjëratë; i lartpërmendur. Shokët e sipërpërmendur nuk ishin të pranishëm. Ngjarjet e sipërpërmendura patën lënë gjurmë të pashlyeshme.
SIPËRSHËNÚAR (i, e) mb. Që është trajtuar a shënuar veçan diku më lart në një shkrim; i sipërpërmendur. Përkufizimi i sipërshënuar. Viset e sipërshënuara ishin bërë pjesë e një udhëtimi të bukur turistik. Pikëpamjet e sipërshënuara nxorën në pah problematikat e librit.
✱Sin.: i lartpërmendur, i sipërtreguar, i sipërthënë.
SIPËRTHËNË (i, e) mb. I përmendur më sipër, i lartpërmendur. Ranë dakord për kushtet e sipërthëna. Sipas gazetës së sipërthënë, njoftimet nuk ishin të vërteta.
✱Sin.: i sipërpërmendur, i sipërtreguar, i sipërshënuar.
SIPËRTREGÚAR (i, e) mb. Që përmendet a paraqitet diku më lart në një shkrim; i sipërshënuar, i sipërpërmendur. Në tabelën e sipërtreguar dukeshin qartë të dhënat e detajuara.
✱Sin.: i lartpërmendur, i sipërshënuar, i sipërthënë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë