Fjalori

Rezultate në përkufizime për “lartoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LAVDËROJ
NGRE

NGR/E vep., ~ÍTA, ~ÍTUR kal. 1. Çoj nga poshtë lart; i shtoj lartësinë; e marr nga vendi ku ndodhet dhe e vë dikulart; ngjit; kund. ul. Ngre barrën (drutë, thesin). Ngre spirancën e anijes. Ngre flamurin. Ngrekatin e tretë. E ngriti lart me ashensor.
2. Shkëput diçka nga toka ose nga dyshemeja dhe e mbaj pezullduar; kund. rrëzoj. Ngre valixhen. Ngre tezgën (vigun). Ngre dorezën e telefonit. Ngre fëmijënduar.
3. Drejtoj lart, zhvendosdrejtimin nga poshtë lart; bëj që të çohet lart; kund. ul. Ngre kokën. Ngriti dorën për ta përshëndetur. Ngriti krahët (grushtin). Ngriti sytë. Ngriti vetullat përpjetë. Ngre pluhur (era). Ngre dallgë (deti).
4. E kaloj nga gjendja e shtrirëqëndrimin pingul; bëjqëndrojë lart diçkaishte e shtrirë, e varur a e kapur diku; mbledh; hap; kund. ul. Ngriti kapakun. Ngre jakën e xhaketës. Barka ngriti velat. Ngre perdet. Ia ngriti flokët era.
5. Kthejgjendjen e mëparshme me këmbë ose pingul diçkaishte rrëzuar, përmbysur ose rrokullisur; bëjngrihetkëmbë dikëishte ulur a shtrirë. Ngre karrigen e rrëzuar. Ngriti një fëmijëishte shtrirë përtokë.
6. E bëj që të çohet nga vendi; i prish gjumin, e zgjoj; çoj. E ngriti nxënësin (në mësim). E ngriti nga vendi. E ngriti nga shtrati (nga gjumi). E ngre herët (vonë). E ngriti që me natë (pa gdhirë)
7. gjah. Nxjerr nga strofka a nga vendi ku është fshehur një kafshë a një shpend; çoj. Langoi i ngriti lepujt (shkurtat, rosat). E ngriti kollaj nga strofka dhelprën.
8. E bëj më të lartë nga ç’ishte (një mur, një ndërtesë etj.), lartësoj. E ngriti murin. E ngritën shtëpinë edhe një kat. E ngritën edhe pesë katetepër pallatin.
9. Ndërtoj e krijoj diçka të re; themeloj; bëj. Ngritën familje. Ngritën një shtëpi (një shkollë, një spital). Ngritën barrikada. Dallëndyshet e ngritën përsëri folenë (çerdhen). Ngritën një monumentnder të tij. Ngritën një punishte. Ngritën një këngë. Ngriti një grup teatral (muzikor).
10. fig. I vë diçka përpara për ta penguar; i përgatit diçkapapritur për ta kapur a për ta dëmtuar. I ngriti një mur (një gardh). I ngre pengesa. I ngriti një pusi (kurth).
11. Marr diçka nga një vend dhe e shpie në një vend tjetër, mbaj; heq nga një vend. I ngriti plaçkat nga shtëpia. Ngritën drithin dhe e çuandepo. Ngre tryezën heq enët dhe ushqimet nga tryeza. Ngritën ullinjtë dhe i çuan për vaj.
12. fig. E bëjmadh; i shtoj madhësinë, vlerën, masën a shkallën, zmadhoj. Ngritën çmimet. Ngrenë taksat (qiratë). Ngre shpenzimet (koston). Ngre rendimentin (prodhimin, cilësinë). Ngre moshën e pensionit. Ngre temperaturën (shtypjen, trysninë).
13. fig. I shtoj vrullin ose shkallën e shfaqjes a të zhvillimit, i shtoj forcën, e forcoj. Ngre ndjeshmërinë. Ngre moralin (gjendjen shpirtërore, humorin). I ngre nervat dikujt e nevrikos.
14. I shtoj cilësitë ose vlerën, e ngjit në një shkallë më të lartë. Ngre aftësinë (mjeshtërinë). Ngre stilin. Ngre nivelin e punimit (e shfaqjes). Ngre në art i jap vlerë artistike; e paraqit me art. Ngre në një nivel tjetër.
15. E bëjndriçojë ose të dëgjohetshumë, e bëj më të lartë, forcoj. Ngre dritën (fitilin, llambën). Ngre zërin (volumin). Ngre radion.
16. fig. E caktoj në një detyrë më të lartë; i besoj një punë më të rëndësishme e më me përgjegjësi. Priste që ta ngrinindetyrë (në përgjegjësi). E ngritën në rangun e...
17. Bëj që t’i çmohenshumë cilësitë e meritat ngatjerët; lartësoj, çmoj. Ngre autoritetin (emrin, prestigjin). E ngriti lartpiedestal. Ngre veten e çmon veten shumë, e vlerësonmënyrëveçantë. I ngre lart emrin e bëjçmohet e të vlerësohetmënyrëveçantë ngatjerët.
18. fig. Shtroj diçka për t’u shqyrtuar, për t’u gjykuar, për t’u zbatuar a për t’u zgjidhur ngatjerët; parashtroj. Ngriti një çështje (një tezë) të rëndësishme. Ngre një hipotezë. Ngre me të madhe (me forcë) diçka. Ngre akuza për dikë. Ngre një padi (drejt.). Ngregjyq dikë e padit, e hedhgjyq.
19. fig. E bëj dikëmarrë pjesë gjallërisht në një punë e veprimtarigjerë; frymëzoj për diçka, i jap zemër. Ngre shpirtërisht (moralisht). E ngriti premtimimori.
20. fig. E bëj më të zhvilluar, më të përparuar, i jap arsim e kulturë; e bëjdalëdritë. Shkolla e ngriti gjithnjëlart. Vullneti e pasioni e kanë ngritur aty ku është.
21. mat. Shumëzoj me vetveten një shifër ose një shprehje për një numërcaktuar herësh. Ngrekatror (në kub). Ngrefuqikatërt.
22. bised. Mbledh, grumbulloj njerëz. Ngritën ushtarë. Ngritën vullnetarë. Ngritën gjithë fshatin për ta kërkuar.
Sin.: çoj, ngjis, lartësoj, hipi, lartoj, curroj, çipëroj, heq, drejtoj, mbledh, përlaj, përpij, blej, hap, zgjoj, shpie, tërheq, ndërtoj, formoj, krijoj, themeloj, bëj, stis, vë, kurdis, shtyj, rris, zmadhoj, mëkëmb, thek, mbaj, forcoj, gradoj, madhëroj, shtroj, parashtroj, zhvilloj, arsimoj, trajtoj, krekos, mbart, shpërngul, përmirësoj.
I ngriti *antenat (dikush) bised. Ngre *ballin (lart). Ngre *bishtin (dikush) bised. Ngriti (mblodhi) *cergat (dikush) mospërf. I ngre *çarkun (dikujt). Ngre (çon) *dorë (dorën) (kundër dikujt a kundër diçkaje). I ngre *emrin (dikujt a diçkaje). E ngriti *feçkën (dikush). Ngriti (shpalosi) *flamurin (dikush). Ngre (bën, gjen, zë) *fole (diçka). ngre me *frymë (dikush). Ngre (çoj) *gotën (kupën). I ngre një *grackë (dikujt). Ngre *grushtin (kundër dikujt). E ka ngritur (e ka çuar) *hundën (përpjetë) (dikush). S’e ngre (s’e merr) *kalemi (diçka). Nuk ngre (nuk çon) *kandar (diçka). S’e ngre (s’e mban) *kandari (diçka). I ngriti (i ndeu) *këmbët (dikush) mospërf. E ngriti (e çoi) në (më) *këmbë (dikë a diçka). Ngre *kokë (krye). E ngriti *kokën (dikush). Ngre krye (*kokë). Ngre (çoj) kupën (*gotën). I ngre një *kurth (kurthe) (dikujt). E ngre *lart (dikë a diçka). Ngriti (mblodhi) *leckat (rreckat) (dikush) mospërf. Ia ngriti (ia mblodhi) *leckat (dikujt) mospërf. Ngriti (mblodhi) leckat (dikush) përçm. E ngriti *lëkurën (dikush). Sa t’i ngresh (t’i gërryesh) me *lopatë. E ngriti (e nxori) nga *lluca (dikë). Ia ngriti *mendjen (dikujt). I ngre *monument (dikujt a diçkaje) libr. I ngre *mullirin (dikujt). I ngriti një *mur (dikujt). ngriti (më acaroi) *nervat (dikush a diçka). E ngre (e çoj) *peshë (dikë). Nuk ngre (nuk çon) *peshë (diçka). I ngre *përmendore (dikujt) libr. Ia ngriti *pizgat (dikujt). E ngriti *qafën (dikush). Ngriti (mblodhi) rreckat (*leckat) (dikush) mospërf. E ngriti *sqepin (dikush). Ngre *supet. Ngre *shëndetin. Ngre (hedh) një *urë (ura). Ia ngre (ia çoj) zemrën *peshë (dikujt). E ngritën (e vunë) në *piedestal (dikë a diçka) libr. I ngriti (i mblodhi, i ngarkoi) *plaçkat (dikush) iron. Ngriti (mblodhi) *rraqet (dikush) mospërf. I ngriti *sazet (dikush) tall. Ngriti *spirancën (dikush) libr. Ngre *stekën libr. Ngriti *stelat (dikush) mospërf. Ngre *supet. Ngre *shëndetin. Ngre e ul (dikush) po të njëjtën gjë thotë, po ato fjalë a po ato ankesa për të njëjtën çështje, po atë kërkesë, sharje etj.; ngul shkul; ngreh e shkreh2. Ngriti *veshët (dikush). Ngre e vë (dikush) keq. është llafazan i madh, flet shumë; thotë gjëra që s’duhet t’i thotë, flet mbarë e prapë; përflettjerët, merret me thashetheme; ka llapëmadhe bised.; s’i pushon goja (dikujt); s’i vë fre gojës (gjuhës). E ngre *zërin (për dikë a për diçka). *Ul e ngre (dikush).

PRAROJ

PRAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E vesh diçka me një shtresëhollë ari, laj me ar. Praroi lugët e pirunët.
2. kal. Lyej diçka me një ngjyrë si të arit. Praroi kornizën.
3. fig., kal., vet. v. III E bënshkëlqejë, duke i dhënë një ngjyrë si të arit, i jep një shkëlqim si të jetë larë me ar. Dielli praroi kreshtën e malit (retë, fushën). Muret i praroi flaka e kuqe.
4. fig., jokal., vet. v. III Shkëlqen si të jetë larë me ar. Sipërfaqja e detit praronte në perëndim.
5. fig., kal., lart. Ngre lart, bëj që të shkëlqejë diçka, i jap shkëlqim. E praruan emrin e kombit tonë.
Sin.: laj, aros, shkëlqej, hënoj, ndrit, dritësoj, shndrit, lartësoj, lartoj, nderoj, çmoj, vlerësoj, lëvdoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.