Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÁSH/E,~JA f. sh, ~E, ~ET bot. (lat. Ilex acutifolium, I. balearica) Shkurre e viseve malore gjithnjë e blertë, me gjethe të ndritshme, të dhëmbëzuara e me gjemba, me lule të bardha a ngjyrë trëndafili, që rritet edhe si bimë zbukuruese; dushku i egër, rrushi i thiut. Ashe mali. Druja e ashes. Ashja brinore. Ashja e detit. Ashja gërditëse. Ashja gjethegjerë. Ashja e lëmuar. Ashja e lëvortë. Ashja e malit. Ashja qerthullore.
✱Sin.: berëz, beronjë, bironjë, brigjër, horëz, larth, qelëz.
URTH,~II m. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Hedera helix) Shkurre kacavarëse, me kërcell të bardhë në të verdhë, me gjethe gjithmonë të gjelbra e me bisht të gjatë, me lule të vogla, të verdha në të blertë, që bën kokrra të vogla sa një qiqër dhe që rritet si bimë zbukuruese; bishtan. E mbuloi urthi. Ngjitet si urth.
✱Sin.: lerth, larth, brushtull, bushqan, shermashek, ngjitës, dredhe, dredhë, dredhëz, dredhkë, kaçadredhë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë