Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKZALTÚAR (i, e) mb. Që është nxitur nga ndjenja të forta, që është ekzaltuar. Këngëtari i ekzaltuar. Të ekzaltuar nga interesimi. Tifozët janë të ekzaltuar. Në ato çaste isha e ekzaltuar. Turma e ekzaltuar prej pranisë së këngëtarit të njohur.
✱Sin.: i nxitur, i eksituar, i ngacmuar, i lartësuar, i lavdëruar.
FISNIKËRÚAR (i, e) mb. 1. fig. Që ka fituar veti të mira morale, që është bërë fisnik. Djalë fisnik.
2. I ngritur në shkallën e fisnikërisë; i bërë fisnik me titull. Aktivist i fisnikëruar.
3. spec. Që është përmirësuar nga ana cilësore. Kafshë e fisnikëruar.
4. fig. Që është lartësuar, që është bërë i pastër. Ndjenja të fisnikëruara.
►LARTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Bëhet më i lartë, ngrihet lart; qëndron a duket në lartësi, del mbi të tjerët; kund. ulet. Lartësohen çdo ditë ndërtesat e reja. Lartësohen oxhakët e fabrikave. Tej lartësohen malet. (poet.) Lartësohen retë në qiell.
2. fig. Zhvillohem a përparoj në diçka, rrit nivelin e dijeve e të formimit të përgjithshëm, ngrihem; arsimohem. Janë lartësuar nga ana profesionale (kulturore).
3. pës. e LARTËSÓJ.
✱Sin.: ngrihet, zhvillohem, përparoj, arsimohem, lartohem, fisnikërohem.
PËRLARTËSÚAR (i, e) mb., përf., libr. I lartësuar; i fisnikëruar.
PËRPJETÚAR (i, e) mb. I lartësuar.
PËRPJÉT/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Faqe mali a kodre që vjen duke u lartësuar; rrugë a pjesë rruge që shkon nga poshtë lart; vend i përpjetë; kund. e tatëpjetë. E përpjetë e vështirë (e thepisur). Ngjiti (mori) të përpjetën. Çdo e përpjetë e ka një të tatëpjetë. (fj. u.).
♦ Ia hyj një të përpjete i futem një pune të vështirë, kam vullnet për të bërë një punë jo të lehtë; guxoj e marr mundimin për të filluar diçka. Mori të përpjetën. 1. (diçka). Po zhvillohet, po forcohet, po rritet; kund. mori tatëpjetën. 2. (dikush). I duket vetja shumë i zgjuar a i zoti, fluturon ca; i është rritur mendja (dikujt); shet mend; e mban hundën lart. Të shtyn në të përpjetë (dikush) të ndihmon, të përkrah; të jep dorën.
✱Sin.: përpjetë, përpjetëz, përjetësinë, ngjitje, tërmale, malore, tërmale, rripë, tërpasme, brinjë.
SHOVINÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ka sjellje a gjykim të paarsyeshëm të mbështetur në patriotizëm fanatik. E akuzuan si shovinist.
2. Ai që mban qëndrim superior e paragjykues ndaj një grupi të seksit të kundërt a të llojit të vet, duke lartësuar cilësi e vlera të pambështetura në arsye apo në argumente. Shovinist paragjykues.
SHOVINÍST,~E mb. 1. Që shfaq nacionalizëm të verbër e të tepruar, që tregon patriotizëm fanatik. Qëndrime shoviniste. Ideologji shoviniste.
2. Që mban qëndrim paragjykues ndaj një grupi të seksit të kundërt ose të llojit të vet, duke lartësuar cilësi e vlera të pambështetura në arsye apo në argumente. Ai kishte natyrë shoviniste.
SHOVINÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që ka sjellje a gjykim të paarsyeshëm të mbështetur në patriotizëm fanatik. E deklaruar si shoviniste.
2. Ajo që mban qëndrim paragjykues ndaj një grupi të seksit të kundërt a të llojit të vet, duke lartësuar cilësi e vlera të pambështetura në arsye apo argumente. Mbahej si shoviniste në qëndrime.
SHOVINÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. Nacionalizëm i tepruar i shprehur me mohim të vlerave dhe të drejtave të popujve dhe të kombeve të tjera, formë fanatike e shprehjes së patriotizmit; ultranacionalizëm. Shovinizëm i hapur etnik.
2. Qëndrim superior e paragjykues ndaj një grupi të seksit të kundërt ose të llojit të vet, duke lartësuar cilësi e vlera të pambështetura në arsye apo në argumente. Shovinizëm mashkullor. Rreziqet që vijnë nga shovinizmat.
VLERËSÚAR (i, e) mb. 1. Që është vlerësuar, që është me vlerë të caktuar në të holla. Mall i vlerësuar. Banesë (shtëpi) e vlerësuar.
2. Që është vlerësuar dikush a diçka për rëndësinë, dobinë ose vlerën që ka, për rezultatet që ka arritur dikush. Nxënës i vlerësuar me dhjetë.Të dhënat të vlerësuara, Zonë turistike e vlerësuar. Punë (gjendje) e vlerësuar. Njeri i vlerësuar.
3. Që është vlerësuar duke i njohur cilësitë e mira dikujt a diçkaje. Autor i vlerësuar në të gjallë të vet.
✱Sin.: i lartësuar, i lavdëruar, i nderuar, i çmuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë