Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►FISNIKËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. Fitoj veti të mira morale, lartësohem nga ana morale, bëhem fisnik. Fisnikërohet çdo ditë.
2. Fitoj a marr titull fisnikërie. Ishte fisnikëruar shumë kohë më parë.
3. vet. v. III, spec. Përmirësohet nga ana cilësore (për kafshët, bimët etj.). Të gjitha bimët u fisnikëruan.
4. vet. v. III Bëhet më i pastër e më i mirë, bëhet më i hollë, lartësohet. I fisnikërohen mendimet.
5. pës. e FISNIKËRÓJ.
✱Sin.: bujarohem, lartësohem.
►LART/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., bised. Lartësohem.
2. pës. e LARTÓJ.
✱Sin.: lartësohem, nderohem, vlerësohem.
►MADHËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Nderohem shumë, ngrihem lart lartësohem. Me atë veprim, presidenti u madhërua në sytë e tërë kombeve.
2. keq., vetv. Mbahem me të madh, mburrem; krenohem; madhem, madhohem.
3. pës. e MADHËRÓJ.
✱Sin.: nderohem, lartësohem, madhem, madhohem, mburrem, krenohem, lartësohem, gradohem.
►MADHËSHT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Lartësohem. Unë madhështohem nga fuqia e artit. Mes natyrës madhështohem.
2. keq., vetv. Mbahem me të madh; mburrem. Mos u madhështo kot.
3. vetv., vet. v. III Festohet me madhështi të madhe.
4. pës. e MADHËSHTÓJ.
✱Sin.: lartësohem, mburrem.
►PËRLARTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR përf., libr., vetv. Lartësohem, fisnikërohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë