Fjalori

Rezultate në përkufizime për “laropitë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LAKROR

LAKRÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT gjell. Byrek me lakragrira, me presh, me kungull etj. Lakror me presh (me spinaq, me labot, me hithra, me pazi, me qepë, me kungull). Lakror me kuleç (me imakë). Lakror me petë. Anët e lakrorit. Mesi i lakrorit. Një ngastër lakror. Shtroj petët e lakrorit.
Sin.: byrek, shapkat, kripanik, pispili, bukafec, larash, kryelanë, bllacë, bllacore, laropitë, leqenik.
Bëhet *saç për lakrorin e botës përçm. E bëri lakror. 1. (dikë). E rrahu fort, e zhdëpi, e dërrmoi; e bëri lakër; e bëri fërtele; e bëri pelte. 2. (diçka). E ngatërroi shumë, e pështjelloi; e la të pasqaruar e të turbullt. I dolën (iu zbuluan) *lakrat lakrorit. Ia hoqi *petën lakrorit (byrekut) (dikush). E nis lakrorin nga *mesi (dikush) tall. Ia nxori *için lakrorit (dikush).

LAKURIQ

LAKURÍQ,~III m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Gatesë me miell, me gjalpë, me vezë etj., që shtrohettepsi pa u mbuluar me petë dhe piqetfurrë. Lakuriq me qumësht (me kungull, me ajkë).
2. gjell. Laropitë. Bëri lakuriq me spinaq e djathëgrirë.
Sin.: byrek, lakror.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.